Horoskopi, 28 tetor 2015

anazapta

Dashi

Hëna do të sjellë kthjelltësinë që ju ka munguar disa gjatë kohëve të fundit, por duhet të vazhdoni të tregoheni shumë të kujdesshëm në hapat që do të hidhni për të ardhmen.

 

Demi

Marsi një orbitë të pafavorshme duket se  thotë “jo” përsa i përket aktivitetit ekonomik apo biznesit në përgjithësi. Për fatin tuaj të mirë është Afërdita ajo që do të sjellë momente të bukura.

 

Binjakët

Edhe pse në përgjithësi situata yjore është akoma e turbullt, me ndihmën e Merkurit  me “flatra”, nuk do ta keni edhe aq të vështirë të kaloni pengesat. Harmoni në raportet me partnerin.

 

Gaforrja

Pas një periudhe jo edhe aq kthjellët duket se hyrja e Jupiterit në shenjë ka bërë që të hapen shumë të “çara” në qiell dhe të duket kaltërsi edhe për ju. Marsi ju bën agresivë dhe ambiciozë.

 

Luani

Një mori lëvizjesh përreth jush, njerëz që vijnë, njerëz që shkojnë, ngjarje ku ndoshta pa dashje jeni përfshirë kanë sjellë pështjellim në mendje e tani ndjeheni si të shushatur. Duhet të pushoni.

 

Virgjëresha

Duke pasur parasysh se shenja juaj është në “presionin” që ushtrohet nga Saturn dhe Marsi, shqetësimet dhe streset janë në rendin e ditës. Por Afërdita zbut gjithçka në planin sentimental.

 

Peshorja

Impenjimet nuk do të jenë të pakta në shumë fusha për ju që i përkisni kësaj shenje, por me Marsin aleat zor zë mund t’ju mbetet objektiv pa arritur. Është sërish Hëna që  iu bën shumë pasionantë.

 

Akrepi

Në një situatë kur duket se asgjë nuk shkon në drejtimin që kërkoni, më e mira është të qëndroni në pritje të ditëve më të mira. Dikush ju ka nën mbikëqyrje, prandaj tregoni kujdes.

 

Shigjetari.

Sa të pavendosur sot ju që i përkisni kësaj shenje! Duket se të kontrasti i dyshes Mars-Merkur bën të jeni në mëdyshje për shumë gjëra. Është mirë të kërkoni vendosni ekulibret.

 

Bricjapi

Janë shumë probleme të trashëguara nga ditët e kaluara që presin një zgjidhje, por ju jeni shumë indiferentë e kjo mund t’ju ndihmojë përkohësisht, por ama  jo përgjithmonë.

 

Ujori

Merkuri, Saturni dhe Afërdita janë yjet që sot reflektojnë vetëm gjëra pozitive për ju, prandaj pritet kryesisht një ditë e mirë në të gjitha drejtimet. Evitoni qëndrimet radikale në një diskutim.

 

 

Peshqit

Keni kohë që bluani diçka në mendjen tuaj, ose jeni duke përgatitur një projekt që pritet të zgjojë interesin e atyre qe kanë në dorë t’ju ndihmojnë. Do t’ju duhet të prisni akoma edhe pak.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *