Dashi
Do ta keni vërtet të vështirë të mbani ritmet tuaja të zakonshme, edhe pse Mërkuri ju favorizon në këtë aspekt. Ndoshta është mirë që të merreni me gjërat që i keni lënë prej kohësh pas dore.
Demi
Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin e aktivitetit tuaj, sidomos për ata që merren me biznes. Hëna në shejë ju bën paksa melankolikë.
Binjakët
Sot trafiku në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes në shpenzime.
Gaforrja
Duke pasur parasysh kuadrin yjor, pritet të jetë një ditë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Saturnit. Do të jenë Mërkuri dhe Marsi, ata që do të mbajnë lart humorin tuaj.
Luani
Marsi në një pozicion luftarak, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin, pasi irritimi ju bën të hidhni hapa të gabuar.
Virgjëresha
Me kalimin e kohës shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që është melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Ndoshta, këtu ndikon edhe kontrasti i Saturnit me Hënën në shenjë.
Peshorja
Një ditë me dy shpejtësi, parashikohet të jetë kjo e sotmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Pjesa e parë e ditës do të jetë me shumë plogështi, ndërsa pasdite bëheni të papërmbajtshëm.
Akrepi
Mërkuri dhe Afërdita në orbitë sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.
Shigjetari
Në përgjithësi problemet që ju dalin janë të rëndomta dhe jo shumë të komplikuara, por kohët e fundit se ç’keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme. Tregohuni më realistë.
Bricjapi
Me pranverën në prag duket se do të kthjellohet edhe qielli juaj, pas kaq ditësh të zymta. Përfitoni nga hyrja e ngadaltë, por e sigurtë e Jupiterit, për të rifituar shkëlqimin e humbur.
Ujori
Me pak përpjekje mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse Hëna “tekanjoze” mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në qendër të vëmendjes.
Peshqit
Janë disa yje që ju mbështesin, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja aktuale. Sidomos në planin sentimental, ku situata mund të përkeqësohet.