Dashi
Afërdita është në një orbitë shumë të favorshme gjatë kësaj periudhe dhe bën që të lindurit e kësaj shenje të jenë të favorizuar në planin sentimental. Mjaft aktivë në punë sot.
Demi
Pas një periudhe të vështirë, duket se tashmë është rikthyer normaliteti. Situata e favorshme yjore duhet shfrytëzuar në maksimum, por nuk duhet të merrni zotime të cilat s’mund t’i mbani.
Binjakët
Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, kuadri yjor paraqitet shumë pozoitiv, sidomos në drejtim të sektorit të parave. Pritet një takim mjaft intersant, nga i cili do të të dilni vërtet të fituar.
Gaforrja
Jupiteri është në një pozicion shumë të favorshëm për ju, por është Hëna nga ana tjetër ajo që mund t’jua komplikojë gjërat. Në planin sentimental gjërat duket se po lëvizin për mirë.
Luani
Sot ka shumë të ngjarë që të lodheni shumë e të arrini vërtet pak, pasi Hëna ju bën konfuzë. Ndërkohë që në marrëdhëniet shoqërore nuk është se shkëlqeni. Sa e vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët!
Virgjëresha
Po të gjykosh nga pozicioni i yjeve, sidomos nga ndikimi pozitiv i Mërkurit, mund të thuhet se sot sektori më i suksesshëm do të jetë ai i punës. Por, kujdes, se për paratë nuk mjaftojnë vetëm yjet e mirë.
Peshorja
Me një situata të tillë yjore, të lindurit e kësaj shenje nuk mund të ndjehen veçse të kënaqur, sidomos pas hyrjes së Hënës, që duket se jua ndriçon rrugën e erosit. Jeni shumë të vrullshëm.
Akrepi
Ecuria e ditës së sotme pritet të jetë deri diku me hope, për shkak të alternimit të ndikimit të Marsit dhe Uranit në shenjë. Ndërkohë, me gjithë përpjekjet tuaja fusha sentimentale është e zbehtë.
Shigjetari
Një mori problemesh dhe impenjimesh ju presin sot, prandaj bëni mirë të tregoheni sistematikë, për të mos rënë në konfuzion. Humori jo edhe aq i mirë për shkak të Hënës jo edhe aq pozitive.
Bricjapi
Jeni shumë të karikuar emocionalisht e kjo bën që të mos jeni aq të saktë, e herë-herë edhe të gaboni. Ambicia, vitaliteti dhe dëshira për të bërë shumë më tepër nuk ju mungojnë, por duhet maturi.
Ujori
Situata yjore është pozitive dhe stimuluese në shumë drejtime, por ajo që ndikon drejtpërdrejt në krijimtarinë tuaj do të jetë Hëna. Mundohuni të jeni më kërkues ndaj vetes e të tjerëve.
Peshqit
Përgatituni për një ditë shumë intensive e deri diku edhe të lodhshme, pasi Saturni dhe Plutoni në shenjë në kontrastin ndërmjet tyre jua vështirësojnë së tepërmi punën. Mirë shëndeti.