Horoskopi, 29 prill 2013

anazapta

Dashi

Në një periudhë kur qielli mbi kokën tuaj duket i ngrysur, është më e udhës të ndiqni instinktet, sidomos kur është Mërkuri pozitiv ai që i stimulon ato. Kokëfortësia, si gjithmonë është një “këshilltar” i keq.

 

Demi

Në një periudhë kur qielli mbi kokën tuaj duket i ngrysur, është më e udhës të ndiqni instinktet, sidomos kur është Mërkuri pozitiv ai që i stimulon ato. Kokëfortësia, si gjithmonë është një “këshilltar” i keq.

 

Binjakët

Edhe pak duhet të këmbëngulni e të bëni durim dhe situata me siguri që do të kthehet në favorin tuaj. Keni një mori yjesh që ju mbështësin dhe me aleatë të tillë nuk ka “betejë” që të mos e fitoni.

 

Gaforrja

Kur jua njohin aftësitë, e ca më shumë meritat është “shpërblimi” më i mirë moral që ju bëhet. Por ju keni nevojë edhe për para, prandaj lëvizni në këtë aspekt. Afërdita “ndez” pasionet.

 

Luani

“Ngacmimet” e bezdishme që vijnë nga Marsi dhe Afërdita në një orbitë aspak harmonioze, mund të nervozojnë edhe më engjëllorin, prandaj është mirë të mos përziheni në diskutime me të tjerë.

 

Virgjëresha

Në përgjithësi jeni të stimuluar mirë dhe tregoheni shumë të zellshëm në punë, por “Hëna” ju bën që t’ju duket se shefat sot e kanë me ju, prandaj nuk ju ecën edh aq puna. Por për ju ecën mirë dashuria.

 

Peshorja

Prisni diçka tjetër sot, por në vend të saj sikur “bien” nga qielli pengesa të vogla, por aq të bezdisshme sa do t’ju acarajonë. Me gjithë problemet e shumta, ndoshta sot është më mirë të merreni me gjëra që ju zbavitin.

 

Akrepi

Sot dyshja Afërditë-Mars do të dominojë qiellin tuaj dhe me shumë frenezi do t’ju shkpusë nga përditshmëria dhe rutina e mërzitshme për t’ju orientuar më shumë drejt kënaqësisë sesa detyrës. Sa mirë! Apo jo?

 

Shigjetari

Deri sa të kemi ndryshime më esenciale në kuadrin yjor, gjërat për ju do të vazhdojnë të ecin thuajse në një mënyrë të njëtrajtshme, pak të bezdishme, por pa shumë probleme për ju. Mirë erosi.

 

Bricjapi

Sot ka shumë të ngjarë që të jeni në qendër të vëmendjes, pasi Marsi ju bën shumë tërheqës, por kujdes, mos e shkëputni vëmendjen tuaj nga një njeri shumë i afërt për ju. Sa vështirë e keni të thoni “Jo”!

 

Ujori

Afërdita sot “ambicioze” ndaj jush mund të kompromentojë ditën në aspektin sentimental, por sot është Hëna ajo që do “t’ju marrë në mbrojtje”. Kujdes, kontrolloni veprimet se jeni impulsivë.

 

Peshqit

Shumë, punë, shumë angazhime e jo me pak probleme. Por kur keni çelësin në dorë të zgjidhjes së tyre a nuk provoni një sodisfaksion të patregueshëm? Dhe në dashuri a nuk ndjeni se jeni kaq i rëndësishëm për partnerin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *