Horoskopi, 29 shtator 2013

anazapta

Dashi

Mund të keni disa oferta dhe kjo mund t’ju verë në vështirësi, ngaqë nuk do të jetë e lehtë të zgjidhni. Ndoshta është mirë të mendoni për projekte afatgjata.

 

Demi

Ndonëse kuadri yjor është përgjithësisht pozitiv për ju, në momente të caktuara mund të bini në konfuzion dhe të humbni një shans të mirë Afërdita jua bën mjaft intersant sektorin e dashurisë.

 

Binjakët

Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje, sidomos ata të dhjetëditëshit të dytë, pritet të jenë të favorizuar në biznes ose punë. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin.

 

Gaforrja

Ju pëlqen t’i bini gjithmonë shkurt, por duhet të mos harroni shprehjen e urtë që thotë se nganjëherë rruga më e shkurtër të nxjerr më gjatë. Duket interesante fusha e dashurisë.

 

Luani

Parashikohet një ditë në të cilën aktiviteti ekonomik pritet të jetë plot intensitet, pasi duhet të mbyllni një marrëveshje të caktuar. Hëna në shenjë ju bën disi melankolikë.

 

Virgjëresha

Marsi dhe Afërdita sot do të jenë në kontrast me njëri-tjetrin duke sjellë pështjellim te të lindurit e kësaj shenje. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme, në raportet me partnerin.

 

Peshorja

Të mblidhni të gjitha forca për të përballuar një ditë mjaft të ngjeshur jo vetëm në planin e punës por edhe në raportet ndërpersonale. Afërdita sot ju bën shumë pasionalë.

 

Akrepi

Më mirë tregohuni të durueshëm se sa të ndërmerrni veprime të nxituara për të cilat mund të pendoheni më vonë. Zërin e arsyes duhet ta dëgjoni edhe në në diskutimet me të tjerët.

 

Shigjetari

Duhet ta keni të qartë se jo gjithçka mund të arrihet në sajë të aftësive personale, prandaj një dorë që ju shtrihet për t’ju ndihmuar s’keni pse e refuzoni. Mirë shëndeti.

 

Bricjapi

Edhe sot pritet një ditë shumë intensive për të lindurit e kësaj shenje dhe kjo për shkak se nuk keni mundur të mbyllni problemet e ditëve të shkuara. Mund të keni një takim interesant

 

Ujori

Pritet një ditë përgjithësisht  e mirë pasi vazhdon një kuadër yjor pozitiv për ju. Është rasti të ndërmerrni një veprim konkret për të rivendosur një marrëdhënie. Mirë dashuria.

 

Peshqit

Mundohuni të jeni të kujdesshëm në një traktativë me dikë, sidomos për çështjet në të cilat nuk jeni edhe aq kompetentë. Erosi do të jetë pozitiv për shkak të Hënës në shenjë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *