Horoskopi, 29 tetor 2015

anazapta

Dashi

Me një Merkuri më se të favorshëm në një orbitë të përshtatshme, duket se do të kaloni një fundjavë shumë aktive e shumë interesante. Një udhëtim i shkurtër ju ripërtërin.

 

Demi

Edhe sot do të jeni shumë të vendosur dhe këmbëngulës për të arritur pikësynimet dhe objektivat që i keni vënë vetes e njëkohësisht të kaloni një fundjavë nën shenjën e dashurisë dhe pasioneve.

 

Binjakët

Një kuadër yjor përgjithësisht pozitiv është një lloj garancie për të lindurit e kësaj shenje për të kaluar një fundjavë të mirë. Paksa të pavendosur për një hap që ju duhet të hidhni.

 

Gaforrja

Hëna sot është në një orbitë aspak të favorshme, nga e cila do ta “pësojnë” humori dhe gjendja juaj shpirtërore. Por sidoqoftë, Hëna mund të bëjë të rikuperoni pjesërisht në raporte ndërpersonale.

 

Luani

Një numër planetësh janë në një transit të favorshëm për ju, por mbi të gjithë është Jupiteri ai që sot “do t’ju marrë për dore”. Fundjavë e mirë në fushën sentimentale, por jo në atë të biznesit.

 

Virgjëresha

Edhe pse shenja juaj është në përgjithësi e ngarkuar me yje pozitivë, nuk është e thënë që gjithçka të shkojë vaj. Ndoshta ngaqë ju pëlqen juve vetë të komplikoni edhe gjërat më të thjeshta.

 

Peshorja

Edhe për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një fundjavë kryesisht e mirë, nuk do të mungojnë momente tensioni me dikë tjetër. Ju këshillohet të bëni kujdes të mos bini në kurthet që ju ngrenë.

 

Akrepi

Kontrasti në shenjë midis Jupiterit dhe Uranit nga njëra anë dhe Marsit e Afërditës nga ana tjetër do të reflektohet në karakterin tuaj, kështu që sot do t’ju karakterizojë pavendosmëria dhe hezitimi.

 

Shigjetari

Pas një periudhe të gjatë “antipatie” ndaj jush duket se Marsi do të jetë më “i mirë” e do t’ju sjellë momente relaxi, që për një fundjavë është maksimumi. Tregohuni të matur në një debat.

 

Bricjapi

Nga “Merkuri” konfuz në orbitën e tij nuk mund të pritet tjetër veçse pështjellim e konfuzion në ide. Ju mundon diçka që nuk je le të kaloni një fundjavë të qetë. Një krizë në dashuri?

 

Ujori

Pas një periudhe disi të errët, qielli juaj po fillon të ndriçohet nga pozicioni i Merkurit në një orbitë mjaft interesante. Sot mund të keni gjërat të mirë për të treguar vlerat tuaja të vërteta.

 

Peshqit

Tensionet e ditëve të kaluara kanë lënë gjurmë, prandaj edhe fundjava mund të jetë e kushtëzuar nga reminishencat e tyre. Megjithatë është Afërdita që ji risjell humorin dhe ju rindez pasionet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *