Dashi
Edhe një herë, në sajë të mbështetjes së Afërditës dhe Jupiterit, për ju parashikohet një periudhë shumë premtuese në të gjitha fushat. Një raport që sapo keni nisur duhet konsoliduar.
Demi
Nëse sot do të ndjeni një kthjelltësi jo vetëm në mendime por dhe shpirtërore, duhet ta dini së këtë e keni “peshqesh” nga Mërkuri i favorshëm në shenjë. Mirë edhe erosi.
Binjakët
Situata planetare për ju duket se sot do të jetë paksa stresuese, për arsye se Mërkuri që është ylli mbrojtës juaj, është në kontrast të plotë me Marsin e “rëndë” dhe agresiv.
Gaforrja
Me dobësimin gjithnjë e më të madh të Saturnit në shenjë, sot do të ndjeni edhe që një pikëmbështetje e fuqishme po ju ikën. Megjithatë mos u shqetësoni se një tjetër do të vijë me Hënën pozitive.
Luani
Qielli juaj është vërtet shumë i bukur dhe vetëm ju mund ta errësoni, duke bërë si zakonisht të kundërtën e asaj që duhet të bëni. Një pengesë e vogël është lehtësisht e kapërcyeshme.
Virgjëresha
Një ditë jo edhe aq mirë kjo e sotmja, pasi, sikur të mos mjaftonte Marsi me prapësitë e tij, është shtuar në shenjë edhe Hëna “tekanjoze” që e ndërlikon problemin në planin sentimental
Peshorja
Yjet në një pozicion të favorshëm për ju premtojnë shumë për një ditë mjaft frytdhënëse në planin ekonomik. Tashmë emri juaj pëshpëritet nëpër korridoret e punës suaj për një rritje në përgjegjësi.
Akrepi
Sot ju duhet të tregoheni jo vetëm të vëmendshëm, por edhe të durueshëm, pasi dita pritet të ketë dy tablo, pjesa e parë e saj e zymtë dhe tjetra mjaft interesante në planin afektiv..
Shigjetari
Ka raste në jetë ku disa të vërteta mund edhe të mos thuhen, por disa të tjera ama nuk ka pse të mbahen më gjatë brenda vetes, sepse më pas ju kthehen të gjitha në një brengë torturuese.
Bricjapi
Keni shumë për të bërë, por edhe ambicia juaj është aq e madhe sa nuk tërhiqeni para vështirësive që ju shfaqen. Madje edhe atëherë kur yjet duket se i keni të gjitha kundër.
Ujori
Duke qenë se Marsi e Mërkuri e “kanë ndërprerë luftën” midis tyre atëherë atmosfera e mirëkuptimit do të reflektohet edhe te ju që i përkisni kësaj shenje. I shkëlqyer aspekti afektiv.
Peshqit
Marsi largohet nga shenja, por kujdes se nganjëherë “goditja e bishtit të bishës” mund të jetë fatale. Mos bëni veprime impulsive, sepse mund të kompromentoni gjithçka të mirë që keni arritur deri tani.