Dashi
Eshtë tashmë një periudhë mjaft pozitive kjo që po kaloni, pasi edhe pozicioni aktual i yjeve është shumë i favorshëm. Kujdes, kjo nuk do të thotë se duhet të bini në qetësi e të mos jeni aktivë.
Demi
Sot mund të ndodheni vërtet ngushtë në një moment të caktuar dhe do t’ju duhet të përdorni të gjithë aftësitë tuaja për të dalë pa pësuar asgjë. Afërdita stimulon ndjeshëm erosin?
Binjakët
Keni shumë ide e mendime, por pavendosmëria në një moment të tillë është jashtëzakonisht e dëmshme. Një propozim i ri që ju bëhet duhet parë me shumë kujdes.
Gaforrja
Duket se kuadri yjor nuk është edhe aq i favorshëm, prandaj është mirë të qëndroni në “hije” e të mos ekspozoheni. Saturni sot shumë pozitiv në shenjë mund të sjellë energji të reja.
Luani
Duket se dita e sotme do të jetë shumë interesante për ju, e madje, në momente të caktuara shumë e gëzueshme. Hëna e Afërdita e bëjnë vërtet shumë aktiv sektorin dashurisë.
Virgjëresha
Duhet të tregoheni shumë të matur e të mos e lini veten të rrëmbeheni nga një lloj euforie e momentit, që stimulohet edhe nga një Hënë që ekzalton pikërisht këtë lloj cilësie te ju.
Peshorja
Me Hënën në një pozicion jo shumë të favorshëm për ju nuk ka se si të jeni të qetë shpirtërisht e ca më pak të jeni të përqëndruar. Mundohuni të jeni paksa më të hapur ndaj partnerit.
Akrepi
Një mori planetesh, me Marsin në krye, ju bëjnë shumë dinamikë, por problemi juaj qëndron te mënyra se si i shpenzoni energjitë. Jeni shumë pak racionalë e kjo mund t’ju dëmtojë.
Shigjetari
Duket se situata yjore është duke u përmirësuar e kjo ju bën të jeni shumë optimistë. Nuk ju mungojnë ofertat apo propozimet, por sa të lëkundur jeni për të marrë vendime!?
Bricjapi
Dikush mundohet t’ju ndihmojë, por, ndoshta nga ndonjë eksperiencë e hidhur e ditëve të shkuara, ju bën të tregoheni shumë dyshues e nga kjo mund të humbisni një shans të mirë.
Ujori
Marsi sot do të jetë pjesërisht aleati juaj, sidomos në pjesën e parë të ditës, kur ndikimi i tij do të jetë më i madh. Me pak kurajë mund të arrini një objektiv të rëndësishëm.
Peshqit
Tranziti i Mërkurit në shenjë e Marsit duket se do të shënojë edhe fillimin e një periudhe shumë interesante përsa i takon fantazisë dhe aftësive tuaja krijuese. Raporte disi të turbullta me partnerin.
