Horoskopi, 30 shtator 2016

anazapta

Dashi

Kuadri yjor duket disi i turbullt, çka mund të reflektohet edhe te të lindurit e kësaj shenje, duke i bërë të pavendosur e deri diku apatikë. Më shumë duhet të bëni për partnerin në një moment delikat.

 

 

Demi

Dita e sotme pritet të jetë shumë pozitive dhe plot intensitet në drejtim të raporteve ndërpersonale. Është një moment shumë i mirë në këtë aspekt me Hënën që sot ju bën shumë tërheqës.

 

Binjakët

E keni shumë të vështirë sot të dilni nga vetja prandaj mund të jeni nervozë në momente të caktuara të ditës. Një udhëtim i shkurtër ndoshta do të ishte zgjidhja më e mirë në këtë rast.

 

Gaforrja

Përse kaq indiferentë ndaj gjërave, apo problemeve të cilat,  që në të vërtetët duhet t’ju interesojnë  shumë, siç është fusha ekonomike e financiare. Raportet me partnerin drejt përmirësimit.

 

Luani

Përpiquni që gjatë ditës së sotme  të jeni shumë të përqendruar e të shihni më shumë në aspektin e marrëdhënieve me të tjerët. Me Hënën dhe Merkurin mund të keni ide të tjera për të shpalosur.

 

Virgjëresha

Dita e sotme pritet të jetë në përgjithësi e qetë, në sajë të Mërkurit në shenjë që sot është në një orbitë harmonioze. Megjithatë, mund të ketë momente, në të cilat mund të ndodhtë që të acaroheni.

 

Peshorja

Edhe pse në përgjithësi yjet duket se do jenë përgjithësisht pozitivë, sot nuk do ta keni kollaj të gjeni ekuilibrat e duhura brenda një rrethi të ngushtë. Një njohje e re mund të sjellë zhvillime të reja.

 

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje duket se do të jenë më të favorizuarit e “zodiakut”, sidomos në aspektin sentimental, ku do të ketë edhe ndikimin më të madh Merkuri në shenjë.

Dhe sa magjepsës do të jeni!

 

Shigjetari

Ka të ngjarë që sot të ndodheni në një situatw aspak të dëshirueshme (ndoshta mes dy të njohurve që grinden) dhe nuk do të dini si të veproni. Sensi juaj praktik ju jep avantazhe ndaj të tjerëve.

 

Bricjapi

Ndjenja e pendimit për diçka që keni pasuar në dorë e që nuk e keni shfrytëzuar ju ka munduar, por kjo nuk mund të kushtëzojë më tej të ardhmen tuaj, prandaj, shkunduni. Mirë shëndeti.

 

Ujori

Merkuri në shenjën tuaj është plotësisht dominues dhe ju tashmë e ndjeni se kjo ju ka bërë të jeni më të gjallë e më aktivë. Më shumë hapësirë për partnerin e më pak premtime boshe.

 

Peshqit

Një kuadër yjor jo edhe aq pozitiv ju bën disi nostalgjikë (ndoshta për shkak të ndikimit të Hënës) dhe për rrjedhojë edhe pak pesimistë. Sidoqoftë mbrëmja mund të sjellë ndryshime të menjëhershme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *