Horoskopi, 31 janar 2013

anazapta

Dashi

Tranziti i Afërditës dhe pozicioni i ri i saj në një orbitë jo shumë të rehatshme për ju, mund bëjë që pasioni juaj të ketë një rënie të lehtë. Kujdes, siguria e tepruar në vetvete mund të rezultojë fatale.

 

Demi

Duhet të përfitoni nga periudha që Mërkuri vazhdon favorizojë aktivitetin ekonomik dhe punën tuaj në përgjithësi, për të hedhur një hap të sigurtë përpara. Projektet private stimulohen edhe nga Hëna.

 

Binjakët

Paqëndrueshmëria e situatave, në përgjithësi ju nervozon dhe bën që edhe ju të jeni në dilemë për rrugën që duhet të zgjidhni ose qëndrimin që duhet të mbani për një çështje të caktuar.

 

Gaforrja

Edhe pse kuadri yjor nuk është shumë favorizues për ju, parashikimet janë nga më të mirat, pasi priten zhvillime të reja shumë pozitive. Keni kohë të zgjidhni strategjinë më të mirë për të vepruar.

 

Luani

Një qiell i ftohtë ky i juaji, por kjo nuk do të ndalojë aspak Marsin dhe Jupiterin, që zjarrin e tyre t’jua transmetojnë juve. Në mënyrë të veçantë është planeti i kuq ai që ju bën autoritarë dhe të sigurt.

 

Virgjëresha

Kuadri yjor i të lindurve të kësaj shenje është i larmishëm dhe me Afërditën e Mërkurin në harmoni të plotë, rritet ndjeshëm krijueshmëria juaj. Mundohun të jeni paksa më racionalë.

 

Peshorja

Edhe për ju, pozicioni aktual i Venusit nuk është aspak i favorshëm, ndërkohë që “pesha” e Mërkurit ju bën nervozë. Duhet një forcë e madhe karakteri për të mos e lënë veten të bini në melankoli.

 

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të “privilegjuarit” e zodiakut, pasi do të kenë mbi kokë një Afërditë që do t’iu bëjë më pasionantë se kurrë, duke e bërë ditën edhe më interesante.

 

Shigjetari

Tani duket se ju ka marë në “dorëzim” Marsi dhe jo vetëm gjallëria, por edhe ritmet e ditës sot do të jenë vërtet marramendëse. Një ide e juaja mund të jetë intersante, por duhet të thuhet.

 

Bricjapi

Afërdita pozitive në shenjë sot, jo vetëm që stimulon pasionet në dashuri, duke bërë që kjo ditë të jetë mjaft interesante, por ju jep edhe qetësinë e nevojshme që ju duhet për të komunikuar me të tjerët.

 

Ujori

Edhe pse në përgjithësi pritet një ditë e mirë, suksesi juaj i deritanishëm në planin ekonomik mund të pësojë një rënie të lehtë. Ndoshta ngaqë nuk jeni shumë të përqendruar.

 

Peshqit

Duket se sot vetëm Afërdita do të jetë ylli juaj i mirë, pasi në përgjithësi yjet e tjerë do të jenë paksa “të ftohtë” për ju. Kërkoni të bëni gjithçka vetë dhe harroni se keni miq që mund t’ju ndihmojnë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *