Dashi
Janë Mërkuri, Afërdita dhe Urani yjet që sot do t’ju mbështesin gjatë kësaj periudhe, por duhet që të lini mënjanë sedrën tuaj e t’i zgjatni dorën kundërshtarit tuaj. Shëndeti i mirë.
Demi
Eshtë mirë që të hidhni hapa të kujdesshme e të tregoheni të matur, pasi Mërkuri është në një orbitë që mund të nxisë mosmarrëveshjet dhe keqkuptime, që mund të kompromentojnë ditën.
Binjakët
Marsi në shenjë duket se nuk do të jetë edhe aq aktiv, kështu që sot ka mundësi të jeni disi konfuzë e në ndonjë rast të veçantë edhe apatikë. Mërkuri dërgon sinjale pozitive për mbrëmjen.
Gaforrja
Ka shumë të ngjarë që sot të jeni mjaft aktivë e plot energji, sepse Marsi sot do të jetë në një pozicion shumë të favorshëm në shenjën tuaj. Por duket se mbrëmja do të jetë mjaft interesante.
Luani
Marsi, Jupiteri dhe Afërdita që ju mbeshtesin në planin profesional bëjnë që dita të jetë shumë e mirë, ku nuk përjashtohet mundësia e një surprize të këndshme për ju. Vetëm mos e teproni me shpenzimet.
Virgjëresha
Duket se Afërdita sot do të jetë ylli juaj i mirë dhe do t’ju bëjë shumë joshës në aspektin sentimental, ndërkohë që Marsi sjell stimuj të rinj. Pritet një mbrëmje interesante në planin sentimental.
Peshorja
Me Mërkurin që i bashkohet edhe yjeve të tjerë pozitivë për ju, do ta keni shumë më të lehtë t’u imponoheni të tjerëve me idetë tuaja. Mbrëmja e sotme ndoshta duhet shfrytëzuar për të ringjitur një çarje…
Akrepi
Në përgjithësi, kuadri yjor i juaji sot “flet” për një ditë kryesisht të qetë, por hyrja e Marsit mund të imponojë ritme të tjera, të cilat mund të bëjnë të gaboni fare kollaj. Mirë erosi dhe shëndeti.
Shigjetari
Marsi sot agresiv në shenjë mund të bëjë që sot të jeni të pavendosur, por edhe të irritueshëm kështu që është më mirë të evitoni të hyni në diskutime. Ndoshta duhet të mendoni që sot për fundjavën.
Bricjapi
Një ditë jo shumë e mirë për financat tuaja, prandaj është mirë të mos tejkaloni kufijtë me shpenzimet dhe të planifikoni më mirë lëvizjet. Pritet një mbrëmje shumë interesante.
Ujori
Kalimi i Afërditës në shenjë është mjaft pozitiv për ju, sepse do të ketë efekte në raportet ndërpersonale, ngaqë ju bën disi më tolerantë. Për një takim që prisni duhet të hidhni ju hapin e parë.
Peshqit
Një situatë yjore jo edhe aq e kthjellët, duket se do të ndikojë paksa në gjendjen tuaj psikofizike, sidomos në pjesën e parë të ditës. Por një udhëtim i shkurtër bën që pjesa e dytë e ditës të jetë mjaft interesante.
