Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 4 dhjetor 2012
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 4 dhjetor 2012
Horoskopi

Horoskopi, 4 dhjetor 2012

anazapta
Published December 4, 2012
Share
SHARE

Dashi

Duket se pozicioni i shumtë i planetëve është shumë pozitiv për ju, që do të thotë se dita pritet të jetë e favorshme në shumë drejtime. Nuk përjashtohen propozime të papritura e mjaft interesante.

 

Demi

E keni paksa të vështirë të merrni një vendim, sidomos kur bëhet fjalë për diçka shumë të rëndësishëm, por duhet t’i lini mënjanë dilemat e të vendosni, por pa u ndikuar.

 

Binjakët

Urani i “rënë” në shenjë mund të sjellë tension, ndërkohë që Hëna “zevzeke” nga ana tjetër “stimulon” mosmarrëveshje e sherre me të tjerët, që mund të kthehen për hiçgjë në konflikte. Më kërkues në punë.

 

Gaforrja

Edhe pse ndoshta arritjet e deritanishme nuk janë ato që prisnit nga puna juaj në këtë periudhë,  nuk duhet ta humbisni shpresën, pasi do t’i keni në të ardhmen. Kujdes me shpenzimet.

 

Luani

Pozicioni i yjeve të mirë për ju sot, si Marsi, Afërdita dhe Saturni do të bëjë që dita të jetë mjaft pozitive si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në planin afektiv. Një ndjenjë plogështie është e përkohshme.

 

Virgjëresha

Duket se sot do të jetë një ditë mjaft e ngarkuar për ju, pasi në përgjithësi yjet nuk i keni edhe aq aleatë, si Marsi, Saturni dhe Plutoni. Megjithatë, do të keni sadisfaksione të tjera në planin afektiv.

 

Peshorja

Duhet të këmbëngulni në maksimum për të realizuar një objektiv të caktuar, apo edhe për të përmbushur një dëshirë, pasi situata yjore po bëhet gjithnjë e më e pafavorshme. Mirë erosi.

 

Akrepi

Një situatë disi e turbullt yjore mund të bëjë që të jeni edhe ju shumë konfuzë e të pavendosur, por kjo mund të jetë vetëm e përkoshme, pasi do të jetë në shenjë Afërdita ajo që ju  rizgjon.

 

Shigjetari

Marsi shumë “agresiv” në shenjë, nuk mund të sjellë gjë tjetër veçse tension, prandaj përgatituni për një ditë mjaft të ngjeshur. Më shumë kujdes në raportet me partnerin.

 

Bricjapi

Tashmë që Afërdita dhe Hëna ”përkrah” njëra-tjetrës kanë hyrë në shjenjën tuaj shumë tensione të ditëve të kaluara kanë mbetur një kujtim i largët. Mbrëmja pritet të jetë mjaft interesante.

 

Ujori

Edhe pse tani për tani  po kaloni një periudhë deri diku të qetë, kujdes, sepse  qielli duket se po errësohet nga hyrja në shenjë e një Urani jo edhe aq “dashamirës” me ju. Mirë erosi.

 

Peshqit

Ndryshimi i pozicionit aktual të Mërkurit në shenjë do të jetë mjaft pozitiv për ju, pasi do të sjellë një ndryshim të ndjeshëm në raportet e tensionuara me partnerin. Erosi në rritje.

anazapta December 4, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?