Horoskopi, 5 dhjetor 2012

anazapta

DASHI

Mundohuni të mos e mbani mendjen shumë në gjërat që ju krijojnë stres e tension. Përpiquni ta shijoni sa më shumë këtë periudhë interesante. Një njohje e re mund të sjellë ndryshime.

 

DEMI

Ndikimi i Afërditës në shenjë,  bën që të ndiheni në formë vërtet brilante. Sot keni dëshirë të organizoni një mbrëmje të këndshme mes miqsh. Mos e teproni me shpenzimet.

 

BINJAKËT

Yjet ju këshillojnë t’i kushtoni më tepër kohë vetes dhe familjes tuaj, pasi shpesh zhyteni në problemet tuaja profesionale, duke harruar se edhe ju keni nevojë për pushime.

 

GAFORRJA

Bëni mirë të “mblidhni paksa dorën” në shpenzimet, pasi sfera financiare ju paraqitet problematike. Për të gjithë ata që janë në kërkim të shpirtit binjak është një ditë e favorshme.

 

LUANI

Sot duhet të jeni sa më të përqëndruar e të kujdesshëm, pasi një takim mund të vendosë të ardhmen tuaj profesionale. Një mbrëmje pasionale për ju dhe partnerin tuaj do t’ju relaksojë.

 

VIRGJËRESHA

Paraqitet një periudhë mjaft intensive në aktivitete shoqërore, nga të cilat edhe mund lodheni, por kënaqësia do të jetë aq e madhe sa do të harroni gjithçka tjetër. Erosi duket në rritje.

 

PESHORJA

Yjet sot janë shumë të favorshme, sidomos për të lindurit në dhjetëditëshin e dytë. Hëna  bën më të mundur takime interesante në planin sentimental. Kujdes me shëndetin.

 

AKREPI

Mjaft intensive pritet dita edhe për ju që i përkisni kësaj shenje. Një sërë takimesh e kontaktesh bëjnë që të mos e vini re aspak se si kalon një ditë e tillë. Mos abuzoni me shëndetin.

 

SHIGJETARI

Me hyrjen në shenjë të Mërkurit, duket se do të shkundeni edhe ju nga një farë apatie e kohëve të fundit. Do të karakterizoheni nga një kreativitet në rritje dhe nga një humor i hollë.

 

BRICJAPI

Duket një ditë mjaft e qetë, sidomos për ata që e kanë zgjidhur me kohë gjendjen e tyre civile, ndërsa për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak priten zhvillime interesante.

 

UJORI

Mërkuri që hyn në shenjën tuaj do të jetë shumë pozitiv, duke ju bërë më të zhdërvjellët, më selektivë dhe më të shpejtë në marrjen e vendimeve. Më të lirshëm në biseda me të tjerët.

 

PESHQIT

Humori juaj në ditën e sotme do të jetë mjaft i mirë, pasi Hëna sot ju mbështet në të gjitha drejtimet. Një ditë interesante pritet në planin sentimental, ndërsa shpenzimet janë pika juaj e dobët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *