Horoskopi, 5 janar 2013

anazapta

Dashi

Një ditë e mirë, më gjithë kontrastin në shenjë të Mërkurit. Me Afërditën dhe Hënën e zbehtë, nuk duhet të kompromentoheni në veprime të pamenduara. Mund të keni një surprizë të bukur.

 

Demi

Në sajë të një Hëne në një orbitë shumë të favorshme pritet që dita e sotme të jetë përgjithësisht pozitive në aktivitetin e përditshëm dhe mjaft interesante në dashuri. Mirë shëndeti.

 

Binjakët

Me Mërkurin pozitiv në shenjë dhe me një “qiell” të dominuar nga yje të mirë, me siguri që dita e sotme do të jetë nga ato që nuk do të harrohet kollaj. Ka të ngjarë të keni një njohje të re.

 

Gaforrja

Marsi dhe Saturni sot “luajnë” si kundërshtarët tuaj, prandaj pritet një ditë disi problematike, ku nuk do të mungojnë tensionet. Kujdes në raportet me të tjerët dhe në ato me partnerin.

 

Luani

Sot yjet do tregohen “dorështrënguar” me ju, prandaj do t’ju duhet që të përpiqeni shumë. Dhe do t’ia dilni mbanë me siguri, pasi kjo ka të bëjë me karakterin tuaj të papërkulur.

 

Virgjëresha

Edhe pse kuadri yjor është përgjithësisht pozitiv, sidomos me Mërkurin dhe Marsin e favorshëm në shenjë, është mirë që të tregoheni të kujdesshëm në hapat që hidhni.

 

Peshorja

Ndriçojnë shumë yjet në rrugën tuaj sot, për rrjedhojë do t’jua bëjnë gjithçka më të lehtë. Kujdes, mos jepni mendime e gjykime, nëse askush nuk jua kërkon.

 

Akrepi

Veprimi i Marsit në shenjë jo vetëm që bëhet edhe më i dukshëm, por “përplasja” e tij me Saturnin në një orbitë jo të favorshme për ju mund ketë reflekse negative. Pozitiv erosi.

 

Shigjetari

Nëse keni në kokë ide apo projekte të reja, është momenti më i përshtatshëm për t’i shpalosur, pasi edhe yjet sot janë të gjithë me ju. Kujdes, ruhuni nga “miqtë” armiq, sepse  ju kanë zili.

 

Bricjapi

Me Marsin, Saturnin dhe Mërkurin që ndodhen në një linjë mjaft pozitive për ju, nuk ka sesi të mos ju ecë mirë sot, sidomos puna që është në “pole position’. Mjaft i mirë edhe erosi.

 

Ujori

Edhe qielli juaj është i mirë, ndonëse të lindurit e dhjetëditëshit të parë e kanë hënën disi kundër, prandaj janë edhe të irritueshëm. Mos u mendoni dy herë të bëni një investim.

 

Peshqit

Është Mërkuri dhe Marsi që sot do t’ju mbështesin fuqishëm duke ju ruajtur edhe nga ndikimi negativ i dyshes Jupiter-Pluton. Një situatë e ndërlikuar zgjidhet duke marrë përsipër angazhimin, jo duke iu shmangur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *