Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Horoskopi, 7 janar 2013
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Horoskopi > Horoskopi, 7 janar 2013
Horoskopi

Horoskopi, 7 janar 2013

anazapta
Published January 7, 2013
Share
SHARE

Dashi

Sot kuadri yjor, me përjashtim të Hënës, duket se është më i favorshëm për ju, prandaj parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive si në aktivitetin ekonomik ashtu edhe në raportet me të tjerët.

 

 

Demi

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot do të kenë një mori yjesh me vete, të cilët do të bëjnë të rikuperojnë shumë nga ato që nuk kanë realizuar ditët e kaluara. Situata financiare duket në përmirësim.

 

Binjakët

Mërkuri, që është edhe ylli juaj i mirë, bën që sot të jeni shumë të lirshëm, natyralë dhe  komunikues me të tjerët. Sigurisht që Marsi ju përtërin energjitë, gjithashtu sjell edhe pasionin.

 

Gaforrja

 

Duket se situata është e paqëndrueshme dhe rreth jush ka një klimë të përgjithshme pritjeje, çka ju bën edhe ju të matur dhe hezitues. Ndoshta nuk është momenti për të bërë një zgjedhje përfundimtare.

 

Luani

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot duket se janë “të privilegjuar” pasi do të kenë mbi kokë një numër të madh yjesh dashamirëse, me përjashtim të Hënës, e cila mund të hedhë ndonjë “vickël” në planin sentimental.

 

Virgjëresha

Edhe pse nuk është ndonjë momet pozitiv për ju, pasi janë një numër yjesh që nuk “ju shohin me sy të mirë”, duhet të bëni durim sepse situata do të ndryshojë shpejt. Frenoni entuziazmin e parakohshëm.

 

Peshorja

Gjeometritë planetare janë shumë harmonike, prandaj edhe dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse impenjimet tuaja do të vinë në rritje. Mërkuri ju jep një sens organizimi të admirueshëm.

 

 

Al\krepi

Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e qetë, ndërsa ju vetë do të jeni disi të plogët dhe me vështirësi do të rifitoni ritmet tuaja të zakonshme. Jeni pak melankolikë dhe kjo për shkak të Hënës në shenjë.

 

Shigjetari

Situata yjore e trazuar bën që dita e sotme të jetë shumë intensive, me të papritura që do t’ju imponojnë të ndryshoni herë pas herë objektivat tuaja. Vetëm Afërdita ju jep sinjale të qarta dashurie.

 

 

Bricjapi

Për shumë të lindur të kësaj shenje është puna ajo që përbën impenjimin kryesor, prandaj është mirë që të mos i lenë gjërat që kanë të bëjnë me të pas dore. Momente magjike në dashuri.

 

Ujori

Edhe pse në përghjihësi qielli juaj është i qetë, gjendja juaj shpirtërore vazhdon të jetë jo edhe aq e mirë, prandaj, sot do të jeni disi pasivë dhe pa shumë interes për gjërat që ju rrethojnë.

 

Peshqit

Një kuadër yjor në lëvizje për shkak të tranzitit të shumë planetëve e bën ditën sot shumë të ngarkuar në të gjitha aspektet. Megjithatë, kjo nuk do t’ju pengojë të vazhdoni të jeni optimistë.

anazapta January 7, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?