Dashi
Parashikohet një ditë e mirë me Afërditën që ju ripërtërin forcat dhe me Hënën që sot ju sjell stimuj të fuqishëm në planin sentimental. Duhet të konsolidoni pozitat aktuale të për të realizuar synime të tjera.
Demi
Me Mërkurin në mbështetjen tuaj sot, mund të keni më shumë dëshirë për të bërë diçka, për të lëvizur dhe për të intensifikuar jetën tuaj sentimentale. Një mik mund t’ju zhgënjejë.
Binjakët
Sot duhet të mundoheni të ruani qetësinë, pasi dita, me planetin Mars në orbitë të papërshtatshme, do të jetë stresuese për ju sot. Sidoqoftë Hëna e mirë ju “jep një dorë” në raportet ndërpersonale.
Gaforrja
Edhe pse përpiqen t’ju pengojnë me të gjitha mënyrat, ju keni talentin që nuk e kanë të tjerët, kështu që në fushën ku veproni, nuk mund t’ju përballojnë dot. Humori i ndryshueshëm për shkak të Hënës.
Luani
Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive për ju, ndonëse në orët e para të ditës së sotme mund të keni ndonjë problem të vogël me dikë. Duhet të jeni më të matur në hapat që hidhni.
Virgjëresha
Është Saturni ai që e ka bërë më komplekse situatën yjore, prandaj vazhdoni të jeni jo vetëm konfuzë, por edhe disi apatikë. Është një moment në të cilin duhet më shumë forcë karakteri për t’ia dalë mbanë.
Peshorja
Duhet të tregoheni të duruar, pasi gjërat duket se po fillojnë të lëvizin për mirë, sidomos në aktivitetin tuaj ekonomik. Në raportet ndërpersonale duhet të tregoni shumë kujdes dhe tolerancë.
Akrepi
Ndoshta, momenti në të cilin ndodheni nuk është nga më të mirët, por kur duken qartë shenja përmirësimi kjo do të thotë se duhet të jeni më optimistë. Kujdes, mos e teproni me shpenzime pa vend.
Shigjetari
Ka momente në të cilat disa të vërteta nuk mund të injorohen më, prandaj duhet të hapni sytë e të shihni se cilat janë raportet që duhen ndryshuar. Mërkuri ju ndihmon të merrni situatën në dorë.
Bricjapi
Tani që Marsi dhe Saturni janë yjet më aktivë në qiellin tuaj, ambicia juaj mund të arijë kulmin, prandaj kini kujdes se mund ta teproni. Mos u jepni shumë rëndësi gjërave që në fakt janë vogëlsira.
Ujori
Ndoshta është momenti që të kërkoni atë që pretendoni prej kohësh, pasi Afërdita dhe Jupiteri sot, jo vetëm që ju bëjnë tërheqës, por edhe shumë komunikues. Një dashuri e re në horizont?
Peshqit
Edhe pse të kërkoni një marrëveshje me të tjerët që mund t’ju duket një sipërmarrje e vështirë është e vetmja mënyrë për të evituar përplasjet. Humori juaj le për të dëshiruar për shkak të Hënës.