Dashi
Duke pasur parasysh pozicionin e favorshëm të yjeve dhe momentin në të cilin ndodheni, do të ishte mirë që të përfitoni për të nënshkruar në kohën e duhur një kontratë apo marrëveshje.
Demi
Janë disa planetet që “tregohen jo shumë dashamirës” me ju, prandaj edhe gjendja juaj shpirtërore sot do të jetë jo edhe aq e mirë. Megjithatë, nuk do të mungojnë momente interesante.
Binjakët
Duket se dita e sotme do të karakterizohet nga një qetësi, e cila, me kalimin e kohës mund të kthehet në një monotoni që do t’ju mërzisë. Është mirë të tregoheni më aktivë për ta shmangur.
Gaforrja
Kuadri yjor duket se do të jetë më i favorshëm për ju që i përkisni kësaj shenje, sidomos ata të dekadës së parë, pasi do të jenë nën udhëheqjen e Mërkurit. Keni përshtypjen se jeni të mbikqyrur.
Luani
Marsi i “rrëmbyer”në shenjë, mund t’ju rrëmbejë edhe ju, prandaj duhet të tregoni kujdes, sepse mund të ndërmerrni vendime tepër të nxituara në një fazë delikate si kjo ku ndodheni.
Virgjëresha
Ndonëse Afërdita dhe Marsi në shenjë nuk janë shumë “të afërt” me ju, është Mërkuri në një orbitë të shkëlqyer që premton intensifikimin e veprimtarisë tuaj ekonomike dhe krijuese.
Peshorja
Situata yjore do të jetë edhe sot e favorshme për ju, që do të thotë se dita pritet të jetë pozitive. Në sajë të Mërkurit dhe Jupiterit favoriziohen kontakte dhe njohje të reja në planin sentimental.
Akrepi
Qielli juaj sot duket disi i ngrysur, për shkak të “peshës së rëndë” të Marsit, i cili do të sjellë një farë nervozizmi në veprimet tuaja. Në një shoqëri të këndshme duhet të dini të imponoheni.
Shigjetari
Duket se do të vazhdojnë edhe sot ritmet frenetike me të cilat jeni mësuar gjatë ditëve të shkuara, por hyrja në shenjë e Mërkurit do të bëjë që të jeni në gjendje të dominoni situatat.
Bricjapi
Një ditë përgjithësisht e mirë parashikohet për të lindurit e kësaj shenje, por do të keni shumë angazhime njëherësh. Një mori kontaktesh në planin profesional janë pozitive.
Ujori
Do ta keni vërtet të vështirë sot të ruani ekuilibret, pasi Marsi ju imponon një ritëm marramendës, e duke qenë i tillë mund t’ju shtyjë në veprime të nxituara. Mirë shëndeti.
Peshqit
Një farë melankolie që ka pushtuar shumë prej jush gjatë kësaj periudhe të kohëve të fundit, lidhet me hyrjen në shenjë të Uranit, i cili gjithsesi favorizon edhe ersoni tuaj. Por dita do të jetë e qetë.