Dashi
Duhet të bëni kujdes, sepse gjërat që mendonit se i kishit vënë në vijë, mund të precipitojnë duke iu hapur telashe të tjera. Hëna nxit raportet me partnerin.
Demi
Edhe pse natyra juaj është e tillë që nuk nxeheni për hiçgjë, përplasjet e vogla të planeteve në shenjë mund të reflektohen në probleme të vogla në raport me punën. Interesant erosi.
Binjakët
Kuadri yjor i shenjës tuaj pritet të ketë mjaft pozitivitet dhe kjo për shkak të dyshes Hënë-Afërditë. Një njohje e pastiudiuar mirë mund të kompromentojë miqësinë me dikë
Gaforrja
Do të jeni nën ndikimin e Saturnit pozitiv, prandaj çfarëdolloj gjëje që t’ju ndodhë nuk do ta humbni toruan. Hëna mund t’ju turbullojë disi në planin sentimental, por dashuria është solide.
Luani
Nuk duhet të kaloni në vetkënaqësi edhe pse po kaloni një nga ato momentet që quhen magjike, pasi yjet sot nuk janë edhe aq të mbarë për ju. Kujdes me sëmundjet e stinës.
Virgjëresha
Gjendja psiko-fizike jo e mirë mund të jetë pasojë e një raporti që duket se nuk është më edhe aq idilik si dikur. Mundohuni t’i zgjidhni gjërat më shumë me “kokë” se me “zemër”.
Peshorja
Disa nga gjërat që keni në plan, ndoshta është mirë t’i lini mënjanë, të paktën, përkohësisht, pasi mund të keni një emergjencë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Interesant erosi.
Akrepi
Ndoshta nuk është një moment edhe aq i mirë për ekonominë tuaj, por ylli i dashurisë, Afërdita, sot mund të bëjë që në planin sentimental të jeni mjaft mirë. Një dashuri e re?
Shigjetari
Duket se, pas një periudhe kur nuk ju ka ecur edhe aq shumë me shëndetin keni filluar ta rimerrni veten dhe kjo për meritë të një kuadri yjor që sa vjen e bëhet edhe më pozitiv. Hapa të mira edhe në drejtim të punës.
Bricjapi
Pritet një ditë me shumë impenjime, çka do të thotë tension dhe lodhje fizike, por të mirat duket se janë pas dere. Më mirë të prisni, se sa të merrni vendime të nxituara.
Ujori
Sot duhet të mbyllni angazhimet ose marrëveshjet që kanë të bëjnë me punën dhe duhet të mendoni të rregulloni raporetet me njerëzit më të afërt tuaj, në mënyrë të veçantë ato me partnerin.
Peshqit
Rikthimi i Hënës në shenjë, sot pritet jetë jo edhe aq i favorshëm, prandaj duhet të ruani vetëkontrollin. Sidoqoftë, me gjithë kontrastin e satelitit tonë, dita pritet të jetë e mirë.