Horoskopi, 12 nëntor 2012

anazapta

Dashi

Mërkuri, përsëri sot do të jetë ylli juaj i mirë dhe do të bëjë që të jeni jo vëtëm të lirshëm e të shpenguar, por edhe të kthjellët në ide. Raportet me partnerin duket se janë përmirësuar.

 

Demi

Kuadri yjor pritet të jetë sërish pozitiv në aspektin ekonomik, prandaj dita e sotme do të ketë zhvillime interesante në këtë drejtim. Pozicioni aktual i Afërditës siguron raporte të qëndrueshme ndërpersonale.

 

Binjakët

Edhe për ju Urani është në një orbitë shumë të favorshme, i cili do t’ju sjellë stimujt e nevojshëm për të përballuar gjithçka në drejtimi të aktivitetit tuaj. Problemet mund t’i keni në planin sentimental.

 

Gaforrja

Një ditë intensive kërkon jo vetëm një përgatitje të mirë psiko-fizike, por edhe dëshirën e mirë apo ambicien për të dalë, pse jo, mbi të gjithë. Një këshillë. Mos vazhdoni ta teproni me shpenzimet.

 

Luani

Duhet të jeni të përgatitur për një ditë vërtet të vështirë, pasi tashmë, treshes Mars, Saturn e Jupiter i bashkangjitet edhe Urani “ngatërrestar”. Megjithatë në planin sentimental është një ditë e mirë për erosin.

 

Virgjëresha

Sot, të lindurit e kësaj shenje mund ta konsiderojnë veten të privilegjuar, pasi duket se të gjithë yjet do t’i keni me vete. Por kujdes, sepse  një ditë pozitive mund të shkaktojë një përplasje me dikë.

 

Peshorja

“Përplasja” e Marsit dhe Uranit në shenjë do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë edhe te ju, prandaj sot do të jeni disi konfuzë dhe ndoshta edhe nervozë në momente të caktuara. Mbrëmja e qetë.

 

Akrepi

Duhet të vazhdoni të këmbëngulni si gjithmonë, sepse nga njëra anë, kjo është pjesë e karakterit tuaj dhe nga ana tjetër, sepse jeni kaq pranë arritjes së një objektivi të rëndësishëm për ju.

 

Shigjetari

Duket një qiell vërtet i vrejtur për të lindurit e kësaj shenje, me kaq shumë planete mbi kokë, por në përgjithësi janë yje të mirë. Mundohuni të mos i merrni seriozisht gjërat që s’janë të tilla..

 

Bricjapi

Nuk parashikohet ndonjë ditë e mirë sot dhe në momente të caktuara, dikush mund të kërkojë t’ju fusë shkopinj në rrota. Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një mikut tuaj. Erosi mjaft pozitiv.

 

Ujori

Do të jeni nën ndikimin e një Marsi shumë agresiv, prandaj edhe sot mund të tundoheni për t’u hedhur në aventura të reja. Kujdes, sepse mund të futni në krizë raporet me partnerin.

 

Peshqit

Për fatin tuaj të mirë, sot edhe pse mund të jetë një nga ato ditët kur të duket se nuk ecën asgjë, është Mërkuri që do t’ju ndihmojë për të aritur atë që dëshironi. Mirë edhe shëndeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *