Horoskopi i 2014-s për Luanin

redaktor

Besojini mesazhit qiellor në një vit që ju sheh të organizuar, racionalë dhe të vëmendshëm ndaj gjithçkaje që mund t’ju ndihmojë në realizimin e plotë të dëshirave tuaja. Një aleancë autoritare si ajo që ju ofrohet nga prania e Saturnit në shenjën tuaj me Plutonin influent e mbrojtës, ju adreson drejt ambicieve të realizueshme. Neptuni mund t’i bëjë të paqëndrueshme raportet e konsoliduara dhe harmoninë familjare në muajt e parë të vitit… Urani ju kërkon të zgjidhni sa më parë çështje që lidhen me paratë. Midis 7 dhe 23 prillit, Mërkuri do të mbështesë ndryshime radikale në fushën profesionale. Në dyjavëshin 31 korrik-15 gusht, ky planet do të transitojë në shenjën tuaj dhe është sigurisht një moment pushimesh, por jo për ju. Nëse jeni në mes të një pune të rëndësishme, mos e lini të papërfunduar dhe nëse ju paraqitet një mundësi e ngjashme mos u tërhiqni, është një rast që nuk duhet humbur. Një tjetër shans i madh do t’ju jepet  midis 28 nëntorit dhe 17 dhjetorit, këtë herë falë ndikimit të Mërkurit i cili ndodhet në shenjën e Shigjetarit. Stina juaj e dashurisë do të zërë fill mbas 12 gushtit, do të përjetoni ndjesi të forta në planin psiko-fizik. Afërdita do të jetë sërish aleatja juaj midis 16 nëntorit dhe 10 dhjetorit kur do t’ju sjellë një “erë” risish, të cilat do të gëzojnë jetën në çift, Nëse vazhdoni të jeni vetëm, do të duhet të kërkoni frekuentime jashtë kuadrit të zakonshëm të shoqërimeve, sepse këtu do të keni më shumë mundësi për të njohur personin që do t’ju bëjë të dashuroheni.

Dashuria

2014 me transitin e Saturnit në shenjën tuaj nis me këshilla të natyrës praktike. Në gjysmën e parë të viti do të keni një klimë të qetë familjare, ndërsa në gjysmën e dytë Jupiteri kërkon që të jeni më të vëmendshëm në raportet me njerëzit e afërt. Përqendrimi i madh mbi objektivat praktike, ju pengon që t’i jepeni plotësisht ndjenjave: zakonisht dashurinë e përjetoni me një përfshirje më të madhe pasionale. Ndoshta ambicia për t’i treguar botës se ç’dini të bëni dhe dëshira për t’u afirmuar në një kontekst të rëndësishëm, do t’ju shtyjnë të lini në gjysmëhije partnerin/en. Personi i zemrës do të ndjejë mungesën e vëmendjes, gjë që mund të çojë në ndërlikime dhe të rrezikojë marrëdhënien. Prandaj do t’ju duhet të ndërtoni një “fole të ngrohtë” për dashurinë. Nëse jeni vetëm, pranvera ju vjen e mbushur me premtime, por do  të vendoseni në sfida të cilat do t’ju nxitin të ndesheni me rivalë të ashpër. Vera dhe vjeshta ju gjejnë në situata të paqarta emocionale, ndërsa muajt finalë të vitit mund të vendosni në vend të parë të prioriteteve ndjenjat.

Puna

Saturni, planeti i urtësisë, do t’ju orientojë të arrini më të mirën këtë vit! Kështu te puna përqendroni të gjitha energjitë tuaja, duke u adresuar në detyra dhe profile prestigjioze. Do të negocioni me mprehtësi në ambiente të përshtatshme, ku do të mirëpriten aftësitë tuaja. Gjatë gjithë vitit Plutoni do të jetë një aleat i madh i kreativitetit: favorizimi i tij fuqizon aftësitë tuaja për të nxjerrë ide frytdhënëse, duke bashkuar metodat origjinale, prakticitetin dhe zgjuarsinë që ju karakterizojnë! Jupiteri ju konfirmon se në vendin tuaj do të keni më shumë sadisfaksione profesionale dhe financiare, prandaj është më mirë ta mendoni dy herë alternativën për t’u zhvendosur jashtë. Neptuni ju pohon se në shkallën e suksesit do të ngjiteni i vetëm, vështirë se do të gjeni bashkëpunim dhe solidaritet në projektet që synoni t’i vini në zbatim. Ndoshta ajo që do t’ju mungojë më shumë është mbështetja financiare. Do të mund ta gjeni vetëm në familje, e cila ju vë në dispozicion ndihma praktike, për të kompensuar shpenzimet që do të përdorni për të realizuar aktivitetet që keni menduar. Dëshira për të arritur lart dhe mundësia e konkretizimit, janë… por bëni mirë të mos tejkaloni vijën e kuqe, kështu do të keni sigurinë se do t’ia dilni!

Paratë

Në sektorët që premtonin të ardhura nuk do të mund të mbështeteni, por yjet ju sigurojnë mundësi më të mira në të ardhmen në lidhje me marrëdhëniet ekonomike-tregtare. Saturni me urtësinë e tij ju këshillon të tregoheni më të ekuilibruar në shpenzimet tuaja të zakonshme dhe ju drejton në zgjedhje më pak të kushtueshme në jetën e përditshme.

Forma

Ushtrimet fizike janë çelsi i ndryshimit që duhet të përdorni thuajse çdo ditë, për të shmangur dobësime muskulore dhe kontraktime të dhimbshme. Mos nënvlerësoni sinjalet që ju vijnë nga organizmi sidomos ato në lidhje me sistemin nervor. Gjatë 2014-s do të jeni përgjithësisht energjikë, por mos e teproni me angazhimet që ju detyrojnë të qëndroni gjatë në këmbë.

Janar

Përballë keni disa situatat që kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe të kujdesshme, veçanërisht ato në të cilat përfshihet partneri/ja ose familjarë. Një rrugëdalje është ajo e përdorimit të një strategjie vendimtare afatgjatë. Për këtë keni aprovimin e Saturnit në shenjë.

Shkurt

Aspirata për të realizuar dëshirat tuaja do t’ju këshillojnë të hidhni hapa të vegjël por të sigurt. Ndërmarrja e një nisme të re kërkon dedikim të mjaftueshëm, rezultatet e para të së cilës mund t’i shihni në verë. Dashuria gjen një limfë të re magjike!

Mars

Do të jeni të mbushur me energji shpërthyese. Dinamika e pabesueshme me të cilën e jetoni këtë muaj, ju bën të paepur ndaj vështirësive që nuk do të jenë të pakta, kryesisht në sferën profesionale. Do të jeni më pak të fokusuar te personi i zemrës dhe më shumë drejt realizimit të objektivave.

Prill

Lehtësimi që ju sjell Dielli dhe inkurajimi që ju vjen nga Saturni, përqendrohen mbi objektiva me rëndësi të dukshme. Në dashuri, yjet privilegjojnë ndjenjat që bazohen te përplotësimi dhe bashkëpunimi.

Maj

Afërdita pozitive ju udhëheq, në një muaj që sheh midis prioriteteve më të guximshme, mundësinë që të përjeton dashuri trallisëse dhe takime të pasura me pasion. Në ringritje të ngadaltë duket sfera ekonomike.

Qershor

Ju turbullon xhelozia dhe frika për rivalitet në dashuri? Sigurisht, por janë situata të caktuara që i ka në dorë partneri/ja, jo ju! Shpërthejnë mundësi të reja dhe propozime interesante në kampin profesional!

Korrik

Saturni, Marsi dhe Mërkuri përkrahin vendosmërinë, forcën dhe dëshirën për kohë të lirë. Në këtë periudhë jeni protagonisti i padiskutuar në sferën sociale. Do të lindin miqësi të reja. Problemet që lidhen me vendbanimin gjejnë një zgjidhje të leverdishme: mund të ndërroni banesë.

Gusht

Jeni ju që diktoni rregullat ndaj të cilave bashkëpunëtorët tuaj duhet të përshtaten. Një përjashtim i dhimbshëm nga grupi në fillim, mund të dalë një eksperiencë e këndshme dhe e dobishme! Dielli dhe Saturni ju dhurojnë relaks, por nga ana tjetër kërkojnë seriozitet dhe programe të qëndrueshme.

Shtator

Mund të marrësh në konsideratë përfshirjen e personave të dashur në çështjet profesionale. Puna me ta mund të rezultojë shumë produktive: besimi dhe siguria janë elementet që favorizojnë këtë eksperiment!

Tetor

Me gjetjen e bashkëpunëtorëve të rëndësishëm, marrëveshja është një qëllim që duhet ta arrini me durim. Përdorni të gjithë karizmën që yjet ju dhurojnë këtë muaj por edhe kreativitetin, në fund të fundit janë idetë më të mira ato që ju ofrojnë një dominim total të situatave.

Nëntor

Kontakti midis Saturnit në shenjën tuaj dhe Plutonit e bën edhe më të rëndësishëm prestigjin që keni fituar: njohjet dhe sadisfaksionet që do të keni, janë të shumta. Ruhuni dhe mos harxhon i shumë nga forcat si fizike ashtu edhe nervore.

Dhjetor

Muaji final ju udhëheq drejt një triumfi. Harta astrologjike, me Saturnin “bujtës” në shenjën tuaj ju thotë se mund të arrini çdo qëllim të paracaktuar. Sukseset në rend dite do të jenë thuajse në të gjitha fushat…

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *