“Horrat” dhe “killerat” tensionojnë seancën, PD: Rama të përjashtohet 10 ditë

Elton Tafaruci

Situata në seancën plenare të kësaj të enjteje është tensionuar, pasi gjatë deklaratës së kryeministrit Rama, deputeti Flamur Noka dhe disa kolegë të tij kanë rrethuar foltoren.

Seanca është ndërprerë për pak minuta dhe me rifillimin e saj, tensioni ka vijuar.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Plaoka i ka kërkuar drejtueses së seancës, Valentina Leskaj, që të mbledhë Byronë për përjashtimin e Ramës.

“Kërkojmë mbledhjen e Byrosë për përjashtimin e kryeministrit. A i dëgjuat fjalët e tij? Foli për killera e horra dhe deputetët i konsideroi një kope delesh”, ka deklaruar Paloka, i cili më pas ka kërkuar dy minuta pushim.

Me rifillimin e seancës, Rama është përgjigjur duke thënë:

“Nëse doni foltoren, mund ta merrni në krahë e ta çoni tek SHQUP-i. Nëse ju prekeni se unë flas për horra në sistemin e drejtësisë, më vjen shumë keq për ju. Nëse drejtësisë i kanë vënë damkën e një organizate kriminale, dhe këtë nuk e them unë, ky është problem i juaj”.

Duke komentuar publikimin e emaileve me ambasadorin Lu për të përforcuar qëndrimin e saj për reformën, Rama është shprehur:

“Neve na vjen zor edhe ta mendojmë që të nxjerrim emailet e partnerëve për të luftuar njëri-tjetrin”.

Shefi i qeverisë ka folur edhe për rastin e përgjimeve.

“Të akuzosh policinë italiane dhe Saimir Tahirin se kanë përgjuar opozitën është absurde. Pajisja ka hyrë dhe ka qëndruar në Shqipëri nën regjim diplomatik. Shkoni merreni”, ka thënë Rama duke iu drejtuar opozitës.

Gjatë ndërprerjes së parë, nga oborri i selisë së Parlamentit, deputeti i PS Taulant Balla ka deklaruar se, qëndrimi i PD është i planifikuar nga lidershipi i saj për të penguar reformën në drejtësi.

“Deputetët e PD janë porositur nga Basha e Berisha që të shkaktojnë incidente. Plani i dytë i PD është kërkesa për përjashtimin e kryeministrit, me qëllim për të bllokuar reformën”, ka thënë Balla.

 

Ndërkohë Partia Demokratike ka kërkuar Byrosë së Kuvendit që të përjashtojë kryeministrin Edi Rama me 10 ditë, për shkak të fjalorit të tij të ulët të përdorur gjatë seancës së term.

Sipas PD-së, sjellja e Ramës sot në Kuvend ka qenë e paprecedentë dhe gjuha që ai ka përdorur cenon dinjitetin e deputetëve.

asgf

Share This Article
7 Comments
  • ” “Neve na vjen zor ta mendojmë që të nxjerrim emailet e partnerëve për të luftuar njëri-tjetrin.”dometnënë se paskan qënë të vërteta ato që kanë nxjerrë langaraqët e berishës??
    domethënë se ti ke tradhëtuar dhe njëherë elektoratin tënd??
    do të thotë se nuk do të ketë një reformë në drejtësi!se nuk do të ketë një drejtësi të pavarur nga politika??
    domethënë se do të ketë një ndarje të drejtësisë ndërmjet opozitës dhe pozitës?
    atëherë nuk do të flitet për drejtësi,si e njohim,të verbër,të barabartë për të gjithë,por do të kemi një drejtësi me përqindje më të madhe të shumicës dhe përqindje më të vogël të pakicës!!
    pirdhi në të rilindjes sënde të dështuar që në 1 prill ’13!!
    gënjeshtër mashtirm tradhëti,janë tre fjalët që mund të thuhen për ty o edi rama!!
    e vetmja gjë që është e vërtetë tek ty,është GËNJESHTRA!!

  • Nëse drejtësisë i kanë vënë damkën e një organizate kriminale, dhe këtë nuk e them unë,…
    O Rame dhjeraman mbete
    O thuajse o mos e thuaj
    mos u bej burre kurve si Saliu

  • Opozita e sotme e inkriminuar gjate 15 viteve qe ka qene ne pushtet, perpiqet me zor te mbroje veten nga krimi e korrupsioni qe ka bere, ndaj nuk do reforme ne drejtesi por prokuror si dhalla, gjyqtar si Gjini e Alia qe ti mbrojne te shkretet nga zullumet e tyre te pafundme. Por tani erdhi fundi, dhe dijeni se nuk e keni nga Rama as rilindja por populli qe vuan bemat Tuaja. Me votat e juaja ose pa to do te behet reforma qofte me referendum popullor ose dhe me zgjedhje te parakohshme per te hequr qafe ata qe denigruan kete vend per 15 vjet dhe e mbajne peng per te mos u futur ne Europe. Ne 90 kishin parulllen e duam shqiperine si gjirhe Europen dhe ju ndoqem pas ju dhate gropen, propen ne ekonomi, prone, jeten sociale , drejtesi te korruptuar e gjithçka tjeter por veç si Europa jo. Ndertuat sistemin korrupsionist per fitimet e juaja dhe tani doni ti mbroni se keni frike se mos prokuroret e ndershem qe nuk kane lidhje me ju jua konfiskojne dhe ju çoje para drejtesise. por jo kesaj qe keni ngritur ju ama.Fitore popullit, fund maskarenjeve e spiunave te Serbise.

  • Noka akoma ne parlament.Edhe drejtesia pezullon Cakon nga detyra per dicka te ndodhur para disa muajsh ndersa per 15 vjecarin UDB ist as nje gjemb ne kemb kjo ashte drejtesia berishiane kelysht e serbit mos ti prek drejtesia e jon kan imunitet te garantu na Sala

  • Shikoni se kush na perfaqeson ne Parlament, kane zhgaravitur 8 idiote emrat e tyre me nje shkrim sikur ka shkruar kemba e pules se therur.
    Shkrimin me te “bukur e ka fashatari i Rakickes Ridvanka e me rradhe dhe dy caret Noka dhe Ristani nuk kane denjuar qe perbri emrit zhgaravine te hedhin edhe nje firma zhgaravine, ashtu sic jane vete.
    Vajmedetet i kemi ne Parlament, urgjentisht te hapen kurset e analfabetizmit ne SHQUP, me vone te shikojme reformen ne Padrejtesi.

  • Ti qe vazhdimisht kenaqesh me pak mut ke nje aftesi te cuditshme per te kapur me te rendesishmin e problemeve, ne kete rast bukurine e shkrimit. Ik e ha edhe ate qe ka tepruar tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *