Policia britanike është telefonuar në mesnatën e kaluar ku është njoftuar për një incident të ndodhur në qendër të Birminghamit.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka bërë të ditur se aktualisht nuk mund të japë detaje se sa persona janë lënduar dhe sa serioze janë plagët e marra.
Kujtojmë që në qendrën e qytetit anglez Birmingham disa persona janë therur me thikë, kurse policia beson se të gjitha sulmet kanë lidhje me njëra-tjetrën, ka bërë të ditur kryetari i Middlands, Andy Street.
“Është evidentuar një seri e tërë e incidenteve në qendër të Birminghamit dhe duket se kanë lidhje me njëra-tjetrën, por ende nuk e kemi kuptuar motivin prapa këtij sulmi serik”, – ka shtuar kryetari Street.
Në anën tjetër policia ka bërë thirrje për vëmendje, e një grua ka shpjeguar se si kishte parë “shumë persona duke u rrahur”.
