Horror në Serno, Itali. një burrë 45-vjeçar ka vrarë nënën e tij të moshuar, i ka copëtuar trupin dhe e ka vendosur në frigorifer. Pjesë të trupit të gruas janë gjetur edhe në skarë, ku i biri i kishte vendosur për t’i pjekur, bën të ditur agjencia italiane e lajmeve, ANSA.
Krimi makabër është zbuluar nga skuadra e zjarrfikëseve, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje pas njoftimit të fqinjëve për një erë të rëndë gazi që vinte nga shtëpia ku ndodhi krimi. Viktima quhet Maria Pia Guariglia dhe ishte 70 vjeçe. Autori i krimit është djali i saj, 45-vjeçari Lino Renzi, i cili vuante nga një sëmundje psikike.
Ai është gjetur i shtrirë lakuriq në krevatin e tij dhe nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë rreth asaj që kishte bërë.
