Horror në Itali, vret të vëllanë dhe i tret trupin në sodë kaustike

Dita

Një grindje mes dy vëllezërve disa ditë më parë ka përfunduar me vrasjen e njërit, por krimi është zbuluar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në Piano di Sorrento (Napoli), ku Salvatore Amuro, 52 vjeç, dyshohet se ka vrarë të vëllanë, Francesco, 52 vjeç, më 7 dhjetor. Më pas, për të fshehur krimin, ai e ka hedhur trupin e viktimës në sodë kaustike, duke humbur çdo gjurmë të tij.

Amuro është arrestuar nga policia dhe më pas është marrë në pyetje. Zhdukja e viktimës ishte denoncuar në polici prej disa ditësh.

Sipas policisë së Napolit, tretja e trupit të viktimës në lëndën kimike është bërë në afërsi të banesës së autorit. Në vendin e krimit po bëhen verifikime shkencore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *