Një kufomë është gjendur e dekompozuar paraditen e kësaj të hëne në zonën e Selitës, në Tiranë, pranë ish-repartit ushtarak.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave trupi i pajetë është i seksit mashkull dhe rreth të 20-ave.
Sipas burimeve, uniformat blu ndodhen në vendngjarje bashkë me ekspertët e kriminalistikës, ndërkohë që hetimin e ka marrë në dorë seksioni i vrasjeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
