Një 64-vjeçar është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Njazi Meka”, në kryeqytet.
Mësohet se i moshuari me iniciale Z. B.ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur i varur në një pjesë metalike, duke shkaktuar panik tek banorët.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila e ka transportuar në spital, pasi 64 vjeçari ishte me shenja jete.
Tiranë/Informacion paraprak:
Me datë 06.07.2021, rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka”, është hedhur nga lartësia shtetasi Z. B., rreth 64 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Shume keq 64 vjecari, vajti shkaktoi panik te banoret.
Na plasi ne se hidhen njerezit nga ballkonet
Kjo ndodh ne gjithe boten!
Ka rendesi qe Shqiperia dmth Edmuti do ulet ne karrrgen e Keshillit te Sigurimit se eshte nga 10 vendet e para ne OKB per barazi gjinore. Per shembull kur rregjistrohen femija ne shkolle, prinderit quhen persona pergjegjes per kujdestarine e femijes. Jo me ‘prinder’ S’ka!