“Hoteli është gati, të pres” – SMS-ja që çoi në arrestimin e shefit të policisë

Bledar Lumani

Policia ka zbardhur disa nga mesazhet e shefit të komisariatit të Velipojës, Ernest Paluku, që kërkonte favore seksuale ndaj një 32-vjeçareje.

Në një prej tyre, që është gjetur në telefonin e Rudina M. emigrante në Angli, Paluku i shkruante se, “hoteli është gati. Të pres”.

Emigrantja kishte shkuar të denonconte në polici dhunën nga i shoqi, pasi e kishte akuzuar atë se i kishte gërvishtur makinën.

Por, sapo ka kontaktuar me Palukun për të bërë denoncimin, ky i fundit i ka kërkuar favore seksuale.

“Mirë, do e rregulloj unë këtë punë, vetëm ti prano me mua që të bësh seks, se unë do të të dal në mbrojtje për çdo gjë që ti të kesh nevojë”, i ka thënë Paluku.

Ai nuk është mjaftuar me kaq, por e ka ngacmuar 32-vjeçaren edhe me sms, por edhe në Facebook./b.l

Share This Article
19 Comments
  • ore keta do kene mesuar diku …. se mos edhe keta keshtu e kane fituar vendin e punes…vaj me det c na ka gjet

    • Keshtu ka qene gjithmone, dhe do te jete. Por tani po dalin se ngecin ne rrjeten e teknologjise, sms-ra, regjistrime.. “Placka” eshte e shijshme kurdohere. Do te ishte me mire, qe per ankesa dhe denoncime qe bejne grate ndaj burrave ne polici, te ishte femer personi qe i do priste, sepse po ju ankove per burrin nje burri tjeter mundet qe ndodh edhe keshtu.

      • E mbolli faren e keqe psikopati i Vuçidolit.Tani ato qe u mbollen,do korrim. Pastaj,kur heqin nga puna keta monstra te tille,del psikopati dhe therret e çirret se bllokmenet dhe bijte e tyre,po heqin pishtaret e demokracise nga puna. Kete vend e ka perdhunuar aq keq banda e Sali Vampirit,sa nuk ka burre nene qe ia gjen anen.

  • Po ky e paskate shkrujt ne mbi emer: ERNEST PA LUKU (PA FYTYRA).
    Çojeni nji here me taku Ratko Mlladiçin se ja tregon ai si bohet seksi, edhe me Rodezian po te dete.

    • Ky nuk e ka emrin ernest por gjelosh më thotë një shkodran? E ka ndërruar tani ! Në të vërtetë është gjelosh kaposh paluku? Tung!

    • I eshte dukur karrigia e shefit te policise si pasqyre.
      Kam pershtypjen se keta te ngrate nuk e kane provuar ndonjehere dashurine.Bile duket se jane edhe bindur qe nuk e meritojne.
      Per keto kafshe ka vetem seks.
      Ja lumsha mendjen edhe guximin denoncueses.

  • Turp , te viheshin ne pune me pergjegjesi njerez te papergjegjshem dhe te pamoralshem , keta te panjerezishem me moral kafshor zune vende pune nga rrushfetet , duke i hequr shpresat njerezve te jetojne me ndere ne vendin e tyre .

  • Uuu sa fytyre e shpifur !! Me kete nuk ben seks asnje grua e moshuar mbi te 80 -at e jo me nje 32 vjecare .Do te jete malok afer Vicidolit !! Pisa burra , pissssssaaaaa te felliqur !!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *