Hoteli “në fund të botës”

J L

Një vend aq larg qytetërimit, sa mund të konsiderohet si “fundi i botës”. Qyteza e Ittoqqortoormiit ndodhet në lindje të Groenlandës, e pozicionuar buzë detit të ngrirë të veriut dhe është e vetmja pjesë e banuar e Parkut Kombëtar të ishullit.

Në qendër ndodhet një shtëpi ngjyrë portokalli, të cilën banorët vendas e kanë shndërruar në një hotel për të shtuar vizitorët dhe turistët në vendin me më pak rezidentë në botë.

Në Groenlandë jetojnë vetëm 57 000 njerëz, ¾ e tyre në kryeqytetin Nuuk, gjë që do të thotë se për një rreze prej 1000 kilometrash nuk ka këmbë njeriu rreth Ittoqqortoormiit.

Ky mund të quhet hoteli më i largët në botë.

Vendasit aty jetojnë mes dy botëve, kanë energji elektrike dhe internet, porosisin “online” dhe mallrat vijnë me avion nga Islanda. Gjithashtu ushqehen duke gjuajtur në tundër në det, ndërsa lëkurën e ariut polar e përdorin për pallto dhe atë të fokës për doreza.

Për të mbërritur aty duhet të ndërrosh dy ose tre avionë dhe në fund të bësh një xhiro 15-minutëshe me helikopter.

Dhomat në hotel kushtojnë minimumi 90 dollarë / nata, dhe nuk ka shumë të tilla . Në qytezë nuk ka restorante, por ka një supermarket ku mund të blesh gjithçka të nevojitet.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *