Mustafa dhe Hoti pranojnë humbjen: Marrim përgjegjësinë e plotë për rezultatin e LDK, do bëjmë analizë të thellë, do jemi opozitë konstruktive

time
Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti në një konferëncë për media ka marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët të LDK-së në këto zgjedhje.

“Unë ju falënderoj për besimin e dhënë. Por, rezultatet preliminare janë krejt tjera prej atyre që kam pritur.

Prandaj, unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së. Në ditët në vijim do të diskutoj gjerësisht me organet e LDK-së për këtë përgjegjësi”.

Ai ka thënë se LDk do të jetë një opozitë konstruktive.

“LDK-ja do të jetë opozitë konstruktive në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Qeveria në detyrë do të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës”.

Hoti ka vlerësuar procesin zgjedhor në Kosovë.

“Sipas vlerësimeve preliminare, Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor. Kjo tregon për kulturën demokratike që është vendosur tanimë në procese zgjedhore, që është përmbushje e standardeve evropiane”, tha Hoti.

Edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes një shkrimi në facebok ka reaguar pas rezultatëve preliminare të zgjedhjeve.

Mustafa shkroi që Hoti ka bërë një punë të shkëlqyer si kryeministër edhe gjatë fushatës.

Tutje ai shkruan që do të respketojë rezultatin e zgjedhjeve dhe se do të bëj ndryshimet ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.

Postimi i plotë

Miq të nderuar

Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.

Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.

Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.

Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.

o.p. / dita

 

Share This Article
9 Comments
  • Zgjedhjet ne Kosove treguan nje te vertete per Shqiperine: ne jemi vendi me i prapambetur politikisht ne Europe.
    Shikoni si veprojne ata: Rezultati ne kohe rekord, humbesi pranon me dinjitet humbjen…

  • Ashtu si Hashim Thaci, Mustafa e Hoti jane 2 nga kufomat politike pa bosht kurrizor por te kacavarur ne politike me servilizmin ndaj Perendimit, gje qe nuk i mjaftoi per tu mbajtur akoma te kacavarur. E provoi dhe Hashim Thaci qe te zvarritej ne pushtet me servilizem por i skadoi afati.

  • Te vetmet vende ne Bote ; ne Kosove flihet mbi fusha te arit e ne Shqiperi notohet ne pellgje te naftes e popullata e gjer nuk kan mundesi shumica kurr ne jet te bejne gjum te rehateshem nga uria !!!!! Pse nga keta faqezi udheheqes !!!!!!!!

  • Boll me politiken e VJETER .Shqiptaret e andej kufirit ,sot kane votuar per SHPRESEN .Pra andej kufirit kane shprese per nje te ardhme me te mire ,dhe ja u uroj me gjithe shpirt , te pakten gjysma e kombit shikon me optimizem nga e ardhmja , po me ne ketej kufirit CFARE DO TE BEHET ? Do te vazhdojme te degjojme pseudo elitat e ndyresi analisteve qe ketej kufirit do te kete ROTACION dhe kete na e servirin si zgjidhje????
    ,A thua se ky do te jete celesi magjik ,qe do te na shpetoje nga korrupsioni , e keqja , babezia e qen politikaneve , shpopullimi , varferimi e sa e sa menxyrave qe shohim perdite ? JO ROTACIONI ESHTE NJE E KEQE CIKLIKE 8 VJECARE , qe vetem fytyrat nderohen , ndersa grykesia e politikaneve vetem shtohet ,besoj e keni vene re pasi iku Saliu I pare ,thame se ai vidhte me pak se Nano , pastaj erdhi pas 8 vjetesh ( ROTACION) po i njejti Sali dhe perseri thame Nano vidhte me pak se Saliu i dyte e keshtu me radhe do te themi pas 8 vjetesh se Rama vidhte me pak se Luli , prandaj o te mjere mos shikoni si shpetim ROTACIONIN ai eshte si opium per naivet dhe ejapin si te vetmen zgjidhje pseudo elitat e koruptuara . Kur do te flase ndergjegjja e elitave te verteta ( nese ka akoma ndonje ) , te ulerase qe ROTACIONI NUK ESHTE ZGJIDHJE , POR SHKELMIMI I KESAJ KLASE POLITIKE do te jete e vetmje ZGJIDHJE ,, ka disa filiza te partive apo levizjeve te reja politike si LEVIZJA THURJA apo VETVENDOSJA e ketej kufirit apo nuk e di se cfare tjeter ,qe nuk ka qene pjese e sistemit te cilat per cudi , nuk i sheh asnje analist apo nuk i promovon asnje media e zhytur ne PPP
    Te fillojme te mendojme te hedhim voten tek ATA QE NUK NA KANE QEVERISUR ME PARE ,nuk kane marre pjese ne talljen. neperkembjen mashtrimin tone ne keta 30 vjet , vetem atehere do te themi se edhe ne jemi Shqiptare si ata te Kosoves , pra nuk jemi turme , nuk jemi militante te se keqes , por me ne fund jemi nje popull i ndergjegjshem qe mendojme per te ardhmen e femijeve tane. qe ata te mos degdisen an e kend globit
    Sot pritet qe edhe ata pak gazetare qe i gjen edhe te DITA , TE BEJNE PUNEN E TYRE ATDHETARE DHE T I HAPIN SYTE KETIJ POPULLI TE MASHTRUAR DHE TE MOS I SERVIRIN SI ZGJIDHJE ROTACIONIN , POR SHKELMIMIN E TE KEQES 30 VJECARE

    • Po jam dakort. Por tani na duhet patjeter rotacioni. Kjo do te coje ne shberjen ose riformatimin e te majtes pa Ramen dhe mundesisht nje e majte e re europiane e patriote. Pastaj Luli karabushi nje shkelm bythes dhe keshtu ti jepet shansi edhe te djathtes te riformatohet. Nuk mund te behet menjehere. LVV iu deshen 13 vjet pet te ardhur ne pushtet. Dhe Rama eshte nje pengese e pakapercyeshme per cdo parti te re . Rotacion sa me i shpeshte dhe ndergjrgjesim i qytetareve se demokraci pa pjesemarrje aktive num mund te kete. Apatia dhe dorezimi iu shkon per shtat vetem diktatoreve. Bravo Kosova.

      • Keshtu do te mbetemi peng i rotacionit dhe do te kemi nje perpetum mobile , dakord jam me ju se Rama eshte sot e keqja me e madhe per kombin , por edhe Lulushi eshte pjese e se keqes 30 vjecare , e njejta edhe LSI etj sa me shpejt te dalim nga ky qerthull aq me mire do te jete , sepse pas 8 vjetesh do te themi te njejten gje te heqim Lulin pa do te reformohet e djathta , nese nuk i shkulim ne ata mbajne njeri tjetrin dhe keshtu do t i kemi po te njejtat parti cdo 8 vjet ne pushtet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *