Hoxha: Çdo objekt që ka bërë deklarim të rremë te ALUIZNI do të shembet

anazapta

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik në Bashkinë e Tiranës po verifikon objektet që janë deklaruar pranë ALUIZNI-t për legalizimin. Kreu i inspektoratit, Florenca Hoxha, tha sot se pas verifikimeve nuk do të kursehen ato objektet e paligjshme dhe ato që kanë bërë deklarime të rreme pranë ALUIZNI-t. “I garantojmë qytetarët e Tiranës se ne do të vijojmë pa ndërprerje këtë aksion, deri në prishjen e ndërtimit të fundit pa leje. Gjithashtu, e përmenda edhe më parë, që po marrim një kontakt të vazhdueshëm me zyrën e ALUIZNI-t dhe do veprojmë në çdo objekt i cili edhe mund të ketë aplikuar pranë zyrave të ALUIZNI-t por që ka bërë aplikim të rremë apo në kundërshtim me kushtet dhe procedurat e përcaktuara nga ALUIZNI. Ne do të bëjmë përjashtimin e tyre dhe “goditjen” e çdo objekti informal” – tha ai.

Inspektorati ka prishur një ndërtesë pa leje në rrugën “Hoxha Tahsim”, i ndërtuar ditët e fundit.  “Këtu, pas meje po “goditet” një objekt informal i bërë ditët e fundit, në mënyrë abuzive dhe sot ne po marrim masën e kthimit në gjendjen e mëparshme. Nga ana e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së Tiranës po ndërmerren të gjithë hapat ligjorë që do të konstatojnë që në hapin e parë të identifikimit të ndërtimit pa leje, më pas në procedurën paraprake dhe deri në masën e gjobës dhe finalizimin në prishjen e ndërtimit pa leje”, tha Hoxha.

 

Share This Article
3 Comments
  • Po ate pallatin e lulkes ne Vlore, qe eshte kategorikisht abuziv kur do te prishet?Se sikur u tha brenda 15 diteve, apo me Nasipin minister drejtesie (germo Tare germo se ;;;;;;).

    • Ky Florenc Hoxha që akuzon ish opozitën e djeshme, është më mirë që përpara se të marë udhëzime nga Luli i Salës, duhet të japi përgjigje publike se përse i ka lejuar shtesat pa leje në pallatet që të ” vrasin sytë ” në mes të Tiranës?
      Personalisht nëpërmjet gazetës Dita, e akuzoj publikisht ” kapo trimin ” Florenc që të japë shpjegime se sa lekë ka marë për shtesa pallatesh në zonën e Pallatit të Shigjetave disa të njohurve të tij tek kjo zonë, por që janë me origjinë nga Skrapari? Shënim: Po të jap mundësinë zoti Florenc, që po pate ndonjë pretendim, të takohemi në sallën e gjyqit, aty ku unë personalisht, do të vërtetoj se Ju keni marë 3000 euro për shtesa pallatesh nga disa miq dhe shokë skrapalinj, të cilët “të kanë gjetur anën”.
      Në të kundërt do të dëmshpërblej publikisht.

      Eduard Spahiu
      [email protected]

  • Po keto objekte qe jane perfshire ne databaze me urdher dhe jane ne kundershtim me ligjin 9482 persa i perket dhe sip. se truallit te kaluar ne pronesi ??Me numer protokolli me barre…ngaqe i ishin “mbaruar” numrat Shabes…Dikur njerezit primitive numeronin…”1,2…..shume”….ne ditet tona….ndajfolja “shume” eshte zevendesuar nga “barra../).. 1)2269/1 FLORENC FATMIR HOXHA
    2) 2269/2 FLORENC FATMIR HOXHA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *