Artan Hoxha: Historia e tropojanit që minonte shtyllat për Berishën

editor

Intervistë më gazetarin Artan Hoxha i cili në vitet 1998-2002 ka ndjekur dhe hetuar rastet e shpeshta të hedhjes në erë të shtyllave të tensionit të lartë. Hoxha sjell si shembull tipik emrin e Riza Malës një personi të besuar të Berishës dhe mbështetës i flaktë i PD-së në Tropojë, i cili i ka pranuar gazetarit autorësinë e këtyre ngjarjeve…

 

Artan ju keni ndjekur si gazetar i kronikës disa raste të përsëritura të minimit dhe dëmtimit të shtyllave të tensionit të lartë pas vitit ’97. Çfarë kujtoni nga ajo kohë?

Unë aktualisht jam në udhëtim dhe e kam të pamundur të sjell me detaje ngjarjet pasi disponoj një arkiv të detajuar të këtyre ngjarjeve dhe statistika shumë të sakta mbi to. Janë gjithsej 34 atentate dhe minime të shtyllave të tensionit të lartë të regjistruara në ato kohë.

 

Në çfarë harku kohor janë regjistruar këto akte?

Pas 14 Shtatorit filluan dhe kanë zgjatur deri nga viti 2001 dhe ndonjë akt sporadiK që mund të jetë regjistruar nga viti 2002 mendoj.

 

Cila ishte harta E kryerjes së këtyre akteve?

Shumica e akteve kanë qenë në zonën e Mamurrasit, në Milot në Malësinë e Laçit, në Tropojë, Pukë por ka pasur dhe 3-4 raste dhe në Fushë-Krujë. Duhet të mbani parasysh se aktet janë kryer gjithnjë në moment të agravimit dhe të tensionimit të marrëdhënieve të atëhershme mes qeverisë socialiste dhe opozitës së drejtuar nga Berisha. Gjithnjë objektiv kanë qenë shtyllat e tensionit të lartë sidomos ato kryesoret që kryenin dhe importimin e energjisë për shembull nga Mali i Zi. Pra pika strategjike. Madje në të gjitha rastet nuk synohej asgjësimi total i objektivit por dëmtimi i tij, pra e dëmtonin pjesërisht. Shpërthimet kanë qenë profesionale të kontrolluara.

Me siguri që autoritetet kanë hetuar asokohe mbi autorët e këtyre akteve. Gjatë kontakteve me autoritetet  çfarë informacionesh merrje. Ku dyshonin ata?

Po ata e kishin bindje se grupet që i kryenin këto akte frymëzoheshin nga Berisha. Hetuesit nuk kishin dilema në këtë pikë.

 

Po a ka pasur persona të arrestuar apo të dënuar për këto akte?

Në mos gabohem ka pasur në dy raste persona që janë shoqëruar si të dyshuar në zonën Milot-Mamurras.

Dakord, po përse shkonte direkt dyshimi tek Berisha si arkitekt i këtyre akteve? Ka vërtetuar në ndonjë moment hetimi lidhjen direkte mes autorëve dhe ndonjë zyrtari të lartë në PD?

Mendoj se nuk ishte shumë e vështirë të kuptoje se kush kishte interes për të nxitur këto akte dhe më pas për të mbrojtur dhe publikisht autorët e tyre. Kush tjetër mund të ishte i interesuar ta bënte këtë gjë?

 

Po ekziston mundësia e kryerjes së akteve nga ndonjë shërbim i një tjetër shteti me qëllim krijimin e paranojës mes palëve politike në Shqipëri dhe destabilizimin e situatës, pse jo?

Atëherë i bie që Berisha ka qenë në sinkron me këto shërbime dhe sikur të jetë siç thoni ju. Menjëherë porsa ndodhnin aktet ai dilte dhe akuzonte SHISH-in e Fatos Klosit, njëherë akuzonte Fatos Klosin dhe Pandeli Majkon, njëherë akuzonte Fatos Klosin dhe Ilir Metën. Berisha akuzonte menjëherë palën shtetërore duke amnistuar dhe duke i krijuar mbrojtje politike dhe ombrellë autorëve të vërtetë, kushdo qofshin ata. Por ju po këmbëngulni për raste konkrete që lidhin Berishën apo PD-në me këto grupe që realizonin këto atentate. Po ju sjell në vëmendje rastin e Riza Malës që është tregues i drejtpërdrejtë i kësaj lidhje.
Çfarë përfaqëson Mala në këtë histori?

Mala është personazhi ndoshta më tipik i përfshirë në këto akte terrori(nëse i referohem përkufizimit që bënin asokohe hetuesit). Ai në një prononcim që i kam marrë në vitin 2003 më deklaroi pa të keq se kishte në plan shumë shpejt hedhjen ne erë të hidrocentralit të Fierzës. Kini parasysh se Riza Mala në 29 Nëntor të vitit 2000 ishte pjesë e grupit që sulmoi me antitank komisariatin e Tropojës dhe është implikuar në disa incidente më forcat Renea duke i sulmuar ata. Kur policia zhvilloi disa aksione për rrethimin dhe kapjen e tij, Berisha ka dalë publikisht dhe e ka mbrojtur. Në vitin 2005, kur Berisha erdhi në pushtet ai pësoi një aksident pasi i shpërtheu dinamiti në dorë. Riza Mala tha se kishte dalë për të peshkuar por mund të mos jetë tamam kështu historia. Në vitin 2007 ai u arrestua nga policia e Berishës pasi u gjet fajtor për gjobëvënie ndaj biznesmenit Ramë Geci. Në kohën që u arrestua ai kishte ftohur shumë marrëdhëniet politike me PD-në madje unë kam një histori të çuditshme që ka ndodhur natën e arrestimit të tij, pasi është arrestuar në një moment tepër të rëndësishëm për zbardhjen e këtyre ngjarjeve.

Çfarë ka ndodhur natën e arrestimit të tij?

Bëhet fjalë për vitin 2007. Kam komunikuar në telefon me Riza Malën dhe më ka thënë: “Eja të bëjmë intervistë se t’i them unë të gjitha se kush i orkestronte ato shpërthimet në shtyllat e tensionit të lartë që më pyet ti prej vitesh”. Unë isha i qartë se Riza Mala në atë kohë ishte shumë i pakënaqur nga PD-ja dhe Berisha dhe kishte vendosur të bënte presion ndaj qeverisë nëpërmjet intervistës. Jam nisur natën me kolegun dhe operatorin tim Ervin Dajën për në Bujan të Tropojës. Sapo kemi mbërritur në Fierzë, shikojmë autokolonën e Reneas që po kthehej nga Bujani, pra në drejtim të kundërt me ne. Lidhem me ta dhe më thonë se kishin arrestuar Riza Malën në shtëpi. Pra i kishin hedhur prangat vetëm pak minuta përpara se të niste intervista që kishim planifikuar. Me pak fjalë e neutralizuan në kohë. Më pas e futën në burg dhe nuk ekzistonte më mundësia për të realizuar intervistën. Rasti i Riza Malës është tregues tipik i një personi të implikuar në ngjarje të tilla të hedhjes në erë të shtyllave të tensionit të lartë dhe të lidhur ngushtë me lidershipin e Partisë Demokratike. Dikur kam botuar në gazetë dhe një foto të tij të shumë-komentuar me Besnik Mustafajn dhe Fatmir Mediun. Pra ishte  njeriu që priste e përcillte drejtuesit më të lartë të PD-së dhe opozitës së asaj kohe. Grupet e implikuara në këto ngjarje kanë qenë gjithnjë të përbëra nga kontingjente kriminalë të skeduar si të tillë dhe nga policia, por që sa herë kishte aksione për kapjen e tyre nga policia merreshin në mbrojtje me deklarata politike, publikisht dhe drejtëpërdrejtë nga Berisha.

 

Edhe Riza Mala vepronte me grup i bie?

Sigurisht që ishin grup. Por ka pasur dhe çudira se Rizai ishte më euforiku dhe tepër i ekspozuar por të tjerë kanë nxjerrë dhe përfitime nga këto akte. Mos u çudisni që ndonjë anëtar i grupit të Rizait pasi hidhte në erë shtyllën e tensionit të lartë bashkë me të, ca ditë më vonë të fitonte tenderin për rikonstruksionin e asaj shtylle. Pra ka pasur dhe persona të implikuar që e kanë parë si biznesmenë ngjarjen por që sigurisht kishin luksin të përfitonin se kishin ombrellë dhe mbrojtje të fortë politike nga krahu i Berishës.

 

Ju keni paralajmëruar disa ditë më parë ri-nisjen e këtyre akteve. Keni pasur ndërmend Berishën dhe ashpërsimin e marrëdhënieve të opozitës me qeverinë kur keni bërë publikisht këtë “predikim”, që rezultoi i vërtetë?

Patjetër që këtë kam pasur parasysh. Madje nuk e kisha parashikuar të ndodhte kaq shpejt pasi mendoja se do nisnin këto akte kur të ashpërsohej dhe ca moti dhe të ishte më ftohtë dhe efekti i ndërprerjes me energji elektrike të ishte më i ndjeshëm në popullatë.

 

* * *

Intervista e Riza Malës: Arrestimi im? Berisha është kuçedër që ha “këlyshët” e vetë?

Në korrik të vitit 2008, disa muaj pas arrestimit të tij, Riza Mala jep një intervistë nga burgu për gazetaret Klodiana Lala dhe Trëndafile Visha në GSH. Gjatë intervistës ai shpreh hapur jo vetëm përkeqësimin e marrëdhënieve të tij me Berishën pas ardhjes në pushtet, madje vetëklasifikohet dhe si “këlysh” i Berishës por që Berisha më pas e ka shitur pasi e ka përdorur.  “Të dy jemi nga i njëjti vend, por Berisha, veçse tropojan nuk është. Tropojanët janë fisnikë dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me të parin e qeverisë tonë. Kuçedra e tërbuar nga uria ha dhe këlyshët e vet. Berisha ka vënë në pranga vetëm këlyshët e tij të PD-së, por nuk ka arrestuar asnjë socialist”, deklaronte i arrestuari Mala në këtë intervistë të vitit 2008.  Në të njëjtën intervistë Mala ka pretenduar se dhe trajtimi që i bëhej në burg ishte diskriminues.  “Jam shumë i mërzitur. Askush nuk të shërben këtu. Edhe ciflën që kam këtu në gjoks, infermieret refuzojnë të ma heqin”, – thoshte me zemërim i dënuari. Kërkesa e tij e vetme ishte ta lejojnë që të mbajë në dhomë ‘digitalb’, ndonëse është pothuajse i verbër e dëgjon me shumë vështirësi. “I kam kërkuar drejtorit të ma plotësojë këtë kërkesë, por ai e bën veshin të shurdhër, ndaj po iu them juve që ta bëni publike kërkesën time”, – pohon Malaj. / Intervistoi Habjon Hasani

 

Share This Article
30 Comments
  • ky tani nuk me duket njeri negativ qe te thote emra pa pasur prova….megjithate pres te lexoj intervisten e plote qe te krijoj nje mendim me objektiv
    ps : saliu duhet varur prej kembesh ne sheshin skenderbe, puna eshte me apo pa gjygj!!!

    • C’rendesi ka cfare njeriu eshte ky, ketu eshte problemi qe nuk punon policia e shtetit, pse zbatimi i ligjit neper thenie gazetaresh ka mbetur.

      Gazetari ka punen e vet e policia e shteti te veten, keshtu eshte puna.

  • Artan hoxha eshte gazetari me investigativ i shtypit shqiptar. Nje gazetar i lindur për investigimin. Di aq shume gjera dhe ka aq shume shenime sa shpesh te duket sikur eshte polici me vehte. Arkiv i pazbuluar po e po. Eshte trim dhe inteligjent. Ka sensin e larte te pergjegjesise per ate qe flet. Ka mijra prova dhe per nje fakt te vetem. Eshte e pamundur qe te flase pa pasur te dhena te plota rreth asaj qe flet. Mjafton ta ngacmosh pak. E urren tmerresisht genjeshtrën. Investigimet e tij vijne ne kundershtim me politiken e news-24 por nuk e heqin dot. E kush nuk e mer artan hoxhën. Eshte flori e shkuar floririt or tunxh! Te përqafoj tani prishta!

  • VR!!! Artan hoxha eshte gazetari me investigativ i shtypit shqiptar. Nje gazetar i lindur për investigimin. Di aq shume gjera dhe ka aq shume shenime sa shpesh te duket sikur eshte polici me vehte. Arkiv i pazbuluar po e po. Eshte trim dhe inteligjent. Ka sensin e larte te pergjegjesise per ate qe flet. Ka mijra prova dhe per nje fakt te vetem. Eshte e pamundur qe te flase pa pasur te dhena te plota rreth asaj qe flet. Mjafton ta ngacmosh pak. E urren tmerresisht genjeshtrën. Investigimet e tij vijne ne kundershtim me politiken e news-24 por nuk e heqin dot. E kush nuk e mer artan hoxhën. Eshte flori e shkuar floririt or tunxh! Te përqafoj tani prishta!

  • RIZA MALAJ PER MUA DUHET TE BEHET TRIM,SE NUK KA CFAR HUMBET NGA DENONCIMI BOTERISHT.ESHTE NJE RAST I MIR PER TE ARGUMENTUAR ARRESTIMIN E TIJ.IDEATORI I TRITOLAVE E KA GJYMTUAR RIZAIN I KA MARR SHPIRTIN E KA BURGOSUR E KA PERDORUR E KA KERRCENUAR E KA TALLUR ETJ ETJ ETJ QE VETEM NJE I LIG SI AI MUND TI REALIZOJ.

  • Te me fali komentuesi “poprapo” por do te doja ti beja vetem nje sqarim se:Pa kete gazetar investigativ Shqipëria do te ishte pa 23 qershor,pa lider opozite,pa te vertet te 21 Janarit,pa rezim Berishe,pa e pa,ndaj respekt per kete gazetar qe Shqipëria sot nivelin e perkushtimin e tij e ka te paket.Respekt per kete faqe gazete ku ç’do dite shohim nivel e perkushtim.Urimet me te mira per kete staf kaq kurajoz e veçanerisht per kryeredaktorin e saj z.Thano si nder te paktit ne kete vend qe i ka treguar vendin te pavendeve.

  • S’po te kuptojme mire dhe nuk po na dukesh shume bindes mor gazetar Artani ! Thua se kishte ndermend te hidhte ne ere edhe Hidrocentralin e Fierzes , Po si do ta bente kete mor gazetar , kur Fierza e ndertuar ne kohen e xhaxhit , te pakten diga e tij eshte e tera hekur e beton , e llogaritur qe , dhe per termetet mbi nente ballesh , qe jo me ketu tek ne , por dhe kerkund ne bote nuk bejene vaki , qe ta hidhte ne ere ? jo kjo nuk mund te behesh me tritolin e ketij kriminelit te hedhjes ne ere te shtyllave elektrike . Sa per denimin e Sali Berishes , po me kete pike bashkohem me ty ne mendime , vecse bashke me Saliun dhe ata qe e mbeshteten ne zgjedhjet e 2009 per te formuar ish qeverine hajdute . Kur ka patur denoncime te vertetuar a dhe me prova , me ze dhe me figure dhe ……,, perse bashke me Saliun te mos denohen dhe keta te tjere ,por , por , por ….

  • KJO E KEQE QE I KA MBIRE SHQIPERISE NUK SHKULET KOLLAJ.

    Shqiperise sapo filloi pluralizmin politike kesaj I mbiu nje e keqe shume e madhe qe nuk po shkullet kollaj, madje kjo e keqe qenka mbjellur shume me para se te vije pluralizmi politik.
    Sali Berisha qe ne ditet e par ate jetes se tije politike I ka shpallur lufte shqiperise. Ne misionin e tije si ne program ashtu edhe ne zbatim te tije nuk ka pasur asnjeher synime per rritjen e nivelit popitik, ekonomik dhe shoqerore te shqiperis pore ka qene gjithmon nenshtrimi I shqiptarve dhe demontimi I te gjithe arritjeve te tre brezave qe derdhen djersen ne vendin tone.
    Kjo u duke qarte ne tere aktivitetin e tije politik ku s ne pozite ashtu dhe ne opozite synimi I tije eshte destabilizimi I shqiperise. Kure eshte ne Pozite merret me shitje te vendit si shqiperia nje eouo i thyen embargon, deri dhe shitje te detit Greqise. Ndersa kur eshte ne opozite perdore dinamitin, shantazhe, presione deri dhe thirrje per kryengritje te armatosure.
    Po perse ndodhin keto,?
    Se ne shqiperi Berisha e ka bere raje te veten.Kure done shetin e cenon, e tradheton e shkatrron dhe asnje xhembe nuk i hyne ne kembe.
    Dhenja e Derit Greqise eshte nje fjal Goje dhe nje shprehje gjuhesore dhe lakohet me mijra here dhe ashtu sice thuhet ashtu ngelet.Madje ngelet vetem ne kuadrin mediatike pa hyre ne analize ce c`fare demi te madhe kombetar ka bere dhe c`fare vepre penale ka bere .Kete askush nuk e thote.
    Duke qen se shteti organet kopetente nuk veprojne asnjeher edhe perse sillen argumente sice jane keto te Klosit dhe A.Hoxhes te gjith keto jane pa vlere.
    Te japesh detin nuk qenkla ase gje e keqe sipes tyre nuk paska asnje cenim te itegritetit te vendit ashtu sce beri edhe Ahmet Zogu qe dha Vermoshin dhe Shenaumin dhe sote i behet Buste ne mes te tiranes si”patriote” Keshtu edhe Berishes neser do ti behet Buste pasi ka kontribuar ne heqjen e copave te shqiperise,
    Berisha eshe i pa kapashem.Ai ben si te doje kure te doje te shete, kure te doje te vret, kure te doje hjedhe ne ere shtylla dhe vepra rujna zote edhe digat e H/C ishin parashikuar te prishen nga FARKU i Kosoves qe ishte ne dispozicion te Berishes dhe aspake ne lufte kunder serbeve.Dhe ja Berisha vegjeton i lire i qeshur dhe i Gezuar ai tunde gishtin par cdo qeveri qe vjen si kjo e jona ku populli shqiptare e solli me 1 Milion vota per te ven drejtesin ne vende ndersa Berisha me pa drejtesi vazhdon te ngule rrenje thell e me thellem deri sa edhe duhet te perballemi me stuhi ashtu sice informon edhe ish shefi i Rendit.!
    Neve te presim Kur Berisha te djege institucione sice i dogji ne vitin 1997- 1998 ateher neve vetem t`ja mbathi dhe sgje tjeter deri sa bota ti thoje kethu Berish ne bazen e nisjes se mjafte me!, pergatitu Berishe per skalione te tjere se per kete rredhe e plotesove normen e sulmit. Ne ket pik jemi.
    Populli na voton 1 milion here.
    Ne strukemi 1 miljon here.!
    Berishe sulmon 1 milion here.!
    Kjo e keqe ne vende qe te shkulle po vadidet me te gjitha mjeshtrite per tu rritur dhe per ta kancerizuar akome shqiperine.!
    Aliu Nga Selenic.

  • KJO E KEQE QE I KA MBIRE SHQIPERISE NUK SHKULET KOLLAJ.

    Shqiperise sapo filloi pluralizmin politike kesaj I mbiu nje e keqe shume e madhe qe nuk po shkullet kollaj, madje kjo e keqe qenka mbjellur shume me para se te vije pluralizmi politik.
    Sali Berisha qe ne ditet e par ate jetes se tije politike I ka shpallur lufte shqiperise. Ne misionin e tije si ne program ashtu edhe ne zbatim te tije nuk ka pasur asnjeher synime per rritjen e nivelit popitik, ekonomik dhe shoqerore te shqiperis pore ka qene gjithmon nenshtrimi I shqiptarve dhe demontimi I te gjithe arritjeve te tre brezave qe derdhen djersen ne vendin tone.
    Kjo u duke qarte ne tere aktivitetin e tije politik ku s ne pozite ashtu dhe ne opozite synimi I tije eshte destabilizimi I shqiperise. Kure eshte ne Pozite merret me shitje te vendit si shqiperia nje eouo i thyen embargon, deri dhe shitje te detit Greqise. Ndersa kur eshte ne opozite perdore dinamitin, shantazhe, presione deri dhe thirrje per kryengritje te armatosure.
    Po perse ndodhin keto,?
    Se ne shqiperi Berisha e ka bere raje te veten.Kure done shetin e cenon, e tradheton e shkatrron dhe asnje xhembe nuk i hyne ne kembe.
    Dhenja e Derit Greqise eshte nje fjal Goje dhe nje shprehje gjuhesore dhe lakohet me mijra here dhe ashtu sice thuhet ashtu ngelet.Madje ngelet vetem ne kuadrin mediatike pa hyre ne analize ce c`fare demi te madhe kombetar ka bere dhe c`fare vepre penale ka bere .Kete askush nuk e thote.
    Duke qen se shteti organet kopetente nuk veprojne asnjeher edhe perse sillen argumente sice jane keto te Klosit dhe A.Hoxhes te gjith keto jane pa vlere.
    Te japesh detin nuk qenkla ase gje e keqe sipes tyre nuk paska asnje cenim te itegritetit te vendit ashtu sce beri edhe Ahmet Zogu qe dha Vermoshin dhe Shenaumin dhe sote i behet Buste ne mes te tiranes si”patriote” Keshtu edhe Berishes neser do ti behet Buste pasi ka kontribuar ne heqjen e copave te shqiperise,
    Berisha eshe i pa kapashem.Ai ben si te doje kure te doje te shete, kure te doje te vret, kure te doje hjedhe ne ere shtylla dhe vepra rujna zote edhe digat e H/C ishin parashikuar te prishen nga FARKU i Kosoves qe ishte ne dispozicion te Berishes dhe aspake ne lufte kunder serbeve.Dhe ja Berisha vegjeton i lire i qeshur dhe i Gezuar ai tunde gishtin par cdo qeveri qe vjen si kjo e jona ku populli shqiptare e solli me 1 Milion vota per te ven drejtesin ne vende ndersa Berisha me pa drejtesi vazhdon te ngule rrenje thell e me thellem deri sa edhe duhet te perballemi me stuhi ashtu sice informon edhe ish shefi i Rendit.!
    Neve te presim Kur Berisha te djege institucione sice i dogji ne vitin 1997- 1998 ateher neve vetem t`ja mbathi dhe sgje tjeter deri sa bota ti thoje kethu Berish ne bazen e nisjes se mjafte me!, pergatitu Berishe per skalione te tjere se per kete rredhe e plotesove normen e sulmit. Ne ket pik jemi.
    Populli na voton 1 milion here.
    Ne strukemi 1 miljon here.!
    Berishe sulmon 1 milion here.!
    Kjo e keqe ne vende qe te shkulle po vadidet me te gjitha mjeshtrite per tu rritur dhe per ta kancerizuar akome shqiperine.!

    • Fjalë therëse me kuptim te madh kini thënë o i nderuari “kus baba,aliu i selenicës”? “Populli na votoi 1 milion herë,ne strukemi 1 milion here,saliu sulmon 1 milion herë”. S’ke c’ben ali? Eshte oportunizmi socialist,moderacioni dhe pacifizmi socialist, me nje fjale kurvërimi socialist ai qe ka prekur kufijte e absurdit. Tamam sic thote logjika e filozofise- çdo gje qe kalon masën prek kufijte e absurdit. E kane gjenetike mesa duket. Por mendoj se ështe dhe “katovica e nendheshme” i dashur ali? E kam ndjerë shume e shume here pranine dhe veprimtarine e saj. Jo nga ato qe shkruajne gazetat, por nga ato qe i kam hequr vete ne kurriz…!? Por eshte histori e gjatë…? Nderime ali ! V0-a e kini njohur sinan nanaj ose ndònje pasardhes te tij aty ne vlore,ish-partizan i brig. 7-sulmuese? N. Q. S kini ndonje numer tel. ose adrese te tyre lutem ma shkruani ne këtë forum? Edhe njeherë nderime aliu i selenicës! Mireupafshim në shqipërinë e lirë nga saliu!

  • Ta varesh pa gjyq se pari e ben hero, dhe se dyti nuk ka kush ta beje se Avni Rustemi po fle.
    Me gjyq nuk e var dot se nuk te le Ilir Floriri. Pakti i bere eshte i qarte:
    Rama te kapardiset si Kryeminister. Likja te mare nje bllok me ta madh se ai i pari nuk i mjafton, dhe salserbi te luaje veten e tij si kriminel psikopat qe tall bythen me shqiptaret.

    Shqiptare, shume mire qe u zgjuam nga gjumi por nuk mjafton, duhet te levizim.
    nqs Rama e ka seriozisht ka shume mekanizma nepermjet referendumeve te iniciuara nga SHOQERIA E SHENDOSHE CIVILE, te detyrojne pjesen e semure dhe te korruptuar te qeverise te perballet me Vendimet e Rendesisheme qe duhet te merren lidhur me Reformimin e Sistemit te Drejtesise.

  • Do hidhte ne ere hidrcentralin e Vaut te Dejes.
    Nuk ka emer tjeter, por sabotim i nivelit te larte dhe qeveria, duhet te ndezi driten e kuqe.
    Ne demokraci eshte pak e veshtire, te veprosh shpejt, por kjo sdo te thote qe te lihen te lire, ata qe paraqesin rrezikshmeri te larte.
    Eshte e qarte se Sali Berisha, si nje agjent potencial i Serbise, i cili arriti qe nepermjet neperkembjes se Shqiperise, te fuse ne axhendat europiane, faktorin serb, panvaresisht se Serbia, zhvilloi dhe ishte pergjegjese per te gjitha tragjedide ne Ballkan.
    Pse spo arrestohet Sali Berisha.
    Kush e mbron Sali Berishen.
    Cdo shtet demokratik, me te gjitha ato qe ka bere ky monster, do ta kishte denuar me kohe me burgim te perjetshem.

  • respekte per artan hoxhen

    qe ne gjimnaz dukeshin cilesite e tij si drejtesia,guximi etj

    gazetare si ky duhen mbeshtetur dhe mbrojtur…

  • komentova pak me siper se pres qe te lexoj artikullin e plote sepse perpara se te flas dua te degjoj tamam dhe per para se te mendoj dua dhe duhet te shikoj….me mire tia japim vlerat tamam tanit sesa me gjysme akuzash qe ai ben ta bejme hero pa qene dhe pa qene e nevojshme..shume gjera kane sfumatura, koha qe ka kaluar qe kur kane ndodhur aktet ne fjale jane prova vete…nese do te ishte e vertete qe rizai nuk mundi te shprehej sepse renea e mori 20 minuta para se gazetari ne fjale ta takonte, gazetari do te kishte bere 15 dokumentare jo 1 per kete rast. se pse nuk i ka bere nuk e di,kishte frike, kishte vetem argumenta dhe jo prov evidente..me teori kospirative behet,por kalon ne entertaiment jo me ne informacion lajmi…
    ps: e kristalizova mendimin tim, berisha duhet varur pa gjyq me nje pale kufje ne vesh ku ne play list si kenge e vetme te jete hey hey mamma e led zeppelin dhe une dua te jem litari

  • Te me rifalesh z.poprapo por nuk e di nese do te ma pranosh nje sygjerim te dyte ku ne vendin e kenges qe propozoni te vinit “Facebook”kengen e shekullit shqipetar!

  • O idioter,nese Sali Belisha eshte. Ish-komunist ju edhe keta qe sot jane ne pushtet jane komuniste.sa per te tjerat Saliut I rruanii trap in.Ju nuk mundet t”benit asnji gje .ne .1997 qe knish it Europen dhe American me vete e Jo me sot qe kni edh Evropen dhe Ameriken kunde

  • O TRADITA…… o nje qelizor, mire qe ja ke pare vet me syte e tu se si e ka malokdari, me qe te ka pelqyer, co dhe ndonje pjestar te familjes , po te pakten ato pese germa qe ke mesuar, shkruaj sic duhet o injorant brez pas brezi…….. o te shk…….sha librin e shtepise, ku i ke dhe ku nuk i ke

  • G azetarit ilumte shume po deghojme asgje spo shohim sali kafsha me ato qe ka bere tavrasesh eshte sikur ijep titull por nese ka drejtesi ti sekuestrohet pasuria dhe te dighet si qen ne mes te tiranes bashke me kliken e tije’

  • Eh mo Zake cfare ti besh keshtu e ka jeta..lart e …poshte. Por mos u merzit se je malsor tropoje…dhe ke besim se Berishen se shpejti do e kesh ne xhiron e mengjesit.

  • A mor zoti Hoxha nuk dyshoj tek asnje fakt qe hidhni ju .Ju e afirmuat veten si gazetar investigativ i vetmi ne Shqiperi ,ku percollet me nje profesionalizem te larte gjithe panoramen e plote te asaj dite te zeze te 21 Janarit ,ku krimineli nxitonte ti linte krimin ne dere si gjithnje viktimes.Tashme ne Shqiperi e dine te gjithe mire qe krimi ka firmen dhe vulen e doktore tyrylyse ,por ironia eshte se ka fakte dhe materiale te bollshme qe ta plasin brenda (qe nga 2 Prilli e deri tek 21 Janari ) dhe ky kriminel akoma i ben karshillek shqiptareve nga tempulli i demokracise .Kjo eshte sot per mua sfida e drejtesise sone, te uli njehere te vetme kete moster ne bangat e drejtesise ,per ti kthyer besimin shqiptareve qe drejtesia po nis te funksionoje dhe sdo ket bir kurve qe te kete bere krime qe do mund ti fshihet drejtesise .

  • Nje kerkese per Artan Hoxhen:
    A do te mundesh te investigosh rreth vrasjes se politikanit deputet Sokol Olldashi. Jam optimist per angazhimet tuaja ne raste te veshtira, ose kur mungon deshira per zbuluar te verteten e vrasjes.
    Une kam besim se vetem ju mund ta beni kete .

  • I nderuar z.Pellumbe Zaimi.!
    Flm per mbeshtetjen qe me ke dhene, mendoi qe me ke mbeshtetur ne te drejte dhe per kete jame mirnjohes ..Gjithashtu me vjen mire se si me ty dhe disa komentues te tjer ndajme te njejtat shqetsime qe seriozishte prokupojne vendin tone.
    Natyrishte qe neve ase qe e kemi ndermende te shpetojme asgje se kjo nuk eshte ne doren tone pore sidocofte le te jete nje ze si ne „shkretetire“ ndofta do ta degjoi dikushe.
    Jame dakort me te gjitha sa shkruan per komentin time ndersa sa i perket katovices se nendheshme per kete edhe munde te diskutojme.
    Kjo per faktin se katovica kishte tjere mision.Ne krye te te gjith partive te jen drejtues komunistet kjo ishte epiqendra e katovices pa len menjean probleme te tjera te te denuerve politik. Pore ketu me sa di une ka nje problem tjeter., qe nuk ka te bej shume me katovicen. PSH.
    1.Tradheti eshte te japesh detin.Kjo nuk ka te beje me katovicen pore nje tradheti e paster qe lakjohet cdo dite dhe edhe perse eshte cenuar integriteti i vendit askush nuk mban pergjegjesi.Ase ai qe e dergoi ne gjykate dhe e anulloi dhe ase ai qe e ka shkektuar kete cenim.
    2. Nafta dhene Serbise.Edhe kjo ka te beje me thyrje te embargos botrore dhe tgradheti kombetar se nafta jone vrau njerzite tane pra shteti u kthye ne prapavije mbeshtetse te armikut tone ne te cilin ishim ne lufte me te.Kjo munde te cilesohet si skandali i uturgeit. Edhe per ket askush nuk u vu para pergjegjesise ligjore.
    3. U ngriten memoriale ne token tone per ushtaret grek.Po me c`far u ngriten.? Me kockat e te vdekurve tane.! Pra u shiten eshtrat e baballarve tane si kocka te ushtris greke.Kjo eshte te vesh duarte ne koke. Edhe per kete nuk mban askush pergjegjesi.
    4. U be Gredeci ku njeherash u rrashuen tre fshtra dhe u vrane 26 vete dhe 255 te tjer u plagosen dhe ketu fajtoret e vertet nuk vihen para pergjegjesise.
    5. 21 Janari eshte plage e madhe qe vazhdon te kulloi gjak e lote c`do dite edhe per keto nuk u vu asjkush para pergjegjesise.
    Te gjith kato edhe sikur te jen keta te katovices se nendheshme nje gje te till nuk duhet ta benin pore ja qe e bene dhe nuk u ben syri ese terre ase verre.!
    Z.Zaimi.I kemi trajutare edhe une edhe ti dhe shume shoke te tjere disa her keto problem pore ase qe don t`ja dije askushe. Ndaje dhe nga dhembja u detyrova te beje ato krahasime qe edhe ti i ke levruar.!
    Te falenderoi per mbeshtetje qe me ke dhene dhe zoti na shpetofte.!
    Sa i perket Sinan nanaj nuk e kam njojtu dhe nuk kam asnje numer te telefonit te asnje pjestarve te tije. Kam deshir te njohe ndonje pore pas ketij rrekomandimi edhe munde te gjej ndoje te tje.
    Flm dhe kame deshire te pijme nje kafe bashke kute te kesh mundesi.

  • Nuk mind ti thoshe se ishte nga tropoja akoma me keq nga bujani nga vendi isuf haluces nga baraktaret e krasniqes mulosmanet kam asistuar dy here ne arestimin e tij kishte ndryshim nga tropojanet e tjer linte nji qytet te gjith pa drita per pes Lek .I tidh ordiner ishte riza malaj dhe I tidh do ngelet

  • Mos ta beshe pytjen pse shkonte dyshimi tek Berisha.Sepse kjo asht nji aksiom qe nuk kerkon vertetim.E dinte gjithe mileti i madh dhe i vogel se kjo ndere bahesh nga Berisha.Ndaj nuk e leshonte karrigen e pushtetit perse gjalli pa vra 4 burra shendosh si kokrra e modhes ne rruge te kryekulles ne Tirane,qofte dhe me rikosheta ajrore,qe veq ky ia din keti lloj fenomeni dhe ligjit te fizikes.

  • Riza Males asnji sherbim,aty ti dalin shpirti per kjamet.Cfare fajit kishim neve qe na iknin dritat dhe qelbesh ushqimi ne frigorifer qe mezi e fitonim te shkretin lek dhe ti si pa gje te keqe hudhshe shtyllat e tensionit te larte ne ere per qefin e kulshedres qe tashti ban mire jo te te haje po te te shkyej si kurva kopilin.Ty te punon truni qe te hedhesh shtyllat me kesploziv asht normale.Dhe kur te kalbesh aty ne burg perseri te punon truni qe duhet te behet meshire ndaj teje dhe kerkon te besh publike kerksen per miradina.Ti je kriminel.Krimineli don plumbin ballit dhe kaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *