Hoxha kritika Bashës: Të tregojë se po e drejton ai PD-në

anazapta

Ish-deputeti Fatos Hoxha, ka shprehur mjaft rezerva në mënyrën se si po e drejton Lulzim Basha, Partinë Demokratike. Në intervistën për “Ora News”, Hoxha tha se Basha duhet të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, dhe kjo sipas tij bëhet duke vendosur rregulla të qarta për të garantuar një garë të ndershme, gjë që sipas tij deri tani nuk ka ndodhur. Hoxha, tha se vendimarrjet në Partinë Demokratike janë jo transparente dhe të pa konsultuara. Gjithashtu ish-deputeti demokrat, me mjaft rezerva dhe kritika sheh dhe përzgjedhjen e delegatëve të cilët drejtojnë procesin e ringritjes së Partisë Demokratike. Sipas tij opozita  nuk mund të ngjallë besim nëqoftëse vijon të aktivizojë individë të korruptuar të cilët ishin thelbi i humbjes në 23 qershor.

 

Share This Article
3 Comments
  • Po flet bulldogu fatos hoxha,servili nr.1 i sali berishës? Tani e ka marë vesh ky birbo moskonsultimin për vendimarrjen në pd? Pas 24-vjetësh!? Minjtë po gjejnë ose po krijojnë sebepe për t’u larguar nga vaporri që po mbytet!?

  • ju sa beheni..ish….tregoni rregullat e lojes, dhe si duhet te behet partia, gjyshi ka 25 vjet ne pd si deputet 2 here president , k. minister,..kr. partie , sa here i ka dash shpirti, dhe ske fol gjysem fjale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *