Hoxha: Vllaznia nuk është më “mace e zezë” për Partizanin

Dita

Me barazimin përballë Flamurtarit, Partizani humbi një mundësi për të rritur në 6 pikë diferencën nga Skënderbeu ndjekës. Edhe pse të kuqtë i kishin të gjitha shanset ta fitonin sfidën në Vlorë, sipas kapitenit Alban Hoxha, rezultati nuk është i keq. Portieri flet edhe për fitoren e Kukësit me korçarët, por gjithsesi nuk sheh rivalë të tjerë në garën për titull veç kampionëve në fuqi.

“Mund të ishim gjashtë pikë diferencë, por nuk është e thënë që çdo ndeshje duhet fituar patjetër. Nëntë fitore janë një ecuri e mirë, por dhe barazimi nuk ishte i keq. Mund dhe duhej ta fitonim ndeshjen në Vlorë, por nuk mund ta quajmë rezultat të keq. Jemi në vendin e parë dhe në rrugën e duhur. Si pretendentë për titullin përveç Partizanit mbetet edhe Skënderbeu, ndërsa rivalët e tjerë nuk ma mbushin syrin. Nuk do të thotë se një skuadër fiton me Skënderbeun shndërrohet në pretendente”, – thotë Hoxha.

Partizani kërkon të kthehet menjëherë te fitoret prej ndeshjes me Vllazninë. Shkodranët ishin skuadra që gjatë sezonit të kaluar i larguar të kuqtë nga gara për titull, por kapiteni Hoxha beson se situata ka ndryshuar.

“Këtë vit kanë ndryshuar gjërat. Vjet vërtetë ishin mace e zezë për ne, por tani jemi më të përqendruar. Nuk duhet të shfaqim shumë entuziazëm, por lojtarët duhet ta kenë euforinë për të dalë kampionë”, – shton portieri.

Kjo javë kishte një simbolike të veçantë për gardianin, që pas një viti si pjesë e Kombëtares, debutoi me ngjyrat kuqezi në miqësoren me Gjeorgjinë.

“E rëndësishme është që jam pjesë e Kombëtares. Debutimi ishte emocion i veçantë. Ishte një kënaqësi e madhe. Shpresoj të kem edhe më shumë minuta në dispozicion, por kjo varet nga ecuria që do të kem unë, por varet edhe nga trajneri”, – theksoi Hoxha.

Për sfidën e së shtunës me Vllazninë, Partizani pret rikthimin e mbrojtësit Kalari, ndërsa edhe sulmuesi Sebino Plaku është kthyer të stërvitet me grupin. Jashtë ekipit të teknikut Starova do të jenë Ibrahimi dhe Raçiç të skualifikuar me kartonë.

Share This Article
2 Comments
  • Nuk e kuptoj fare fjaline qe me del para syve se:
    -PO POSTONI SHUME SHPEJT…..!!!
    Cfare quajne keta moderatoret apo programatoret e kompjuterit se te shtypesh tastieren nje here,QENKA SHPEJTESI E PAJEJUESHME???
    Mos jeni bere police trafiku dhe na ruani mos bejme aksident???

  • Kjo fjalia ,po postoni shume shpejt, eshte bere e merzitshme. Ne vend qe t;u thone komentuesve se nuk ta pranuam komentin per arsye se perdorni fjale ofenduse e jashte etikes, e duhet te mos i shfaqin , i shqeteson fakti se nje komentues mund te hedhi edhe 2 komente per nje problem edhe pse nuk ka asnje shkelje etike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *