Hoxhaj: Serbisë i duhet përmirësuar imazhi i dëmtuar

anazapta

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, për emërimin e ministrit të ri të Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic, tha se atij dhe lidershipit aktual të Serbisë u duhet shumë punë për ta përmirësuar imazhin e dëmtuar, pasi nuk e kanë mbështetjen ndërkombëtare.

“Lidershipi i ri në Serbi ka një të kaluar të rëndë. Krejt përpjekja e tyre është për ta përmirësuar imazhin e tyre të dëmtuar. Nuk kanë mbështetje të madhe ndërkombëtare. Dacic nuk është kockë e fortë për mua. E kam të lehtë me të dhe në ndonjë nga paraqitjet e mia vetëm do t’ia kujtoja citatet e tij në vitet 90-ta”, ka thënë Hoxhaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *