Hoxhson: Nuk i druhem klimës, ja plani anti-Itali!  

anazapta

Optimist, por pa e shfaqur përpara gjithë botës, apo duke “fluturar” më krahët e entuziazmit. Duhen edhe tre ditë nga sfida me Italinë në Manaus dhe Roi Hoxhson, trajneri i Anglisë, ka përshtypje të mira: “Jemi më mirë në krahasim me Europianin e dy viteve më parë. Jemi duke përgatitur këtë Botëror nga viti 2012. Në atë kohë pata shumë pak kohë për të marrë frytet e punës, tani e njoh më mirë grupin dhe ata më njohin më mirë, ndaj mekanizmat janë më funksionalë në sajë të projektit. Nga një muaj jemi me kokën tek ndeshja e Italisë. Eshtë e rëndësishme dy herë: për cilësitë e kundërshtarit dhe sepse është debutimi botëror”. Por, pikëpyetja e madhe në Manaus është klima, por Hoxhson përgënjeshtron që ka folur keq për qytetin simbol të Amazonias: “Nuk është e vërtetë që jemi ankuar nga Manaus dhe Brazili në përgjithësi. Jemi të lumtur që jemi në këtë vend ku futbolli është një fe. Jemi gati për të luajtur në çdo qytet të Brazilit. Sigurisht, vapa dhe lagështira do të detyrojnë të gjithë të praktikojnë një futboll të bazuar mbi kontrollin e topit dhe tek teknika”.

Pirlo dhe Balo – Hoxhson ka ndaluar në dekalogun e tij në Majemi për të folur për futbollistët italianë, por ai bën përjashtimin: “Pirlo është një futbollist fantastik dhe është maja e gjilpërës së Italisë, por nuk besoj se Prandeli ka vendosur skuadrën vetëm përreth tij. Në Itali ka shumë futbollistë të fortë. Italia nuk është vetëm Pirlo”.

Italia është edhe Baloteli dhe Imobile. Balotazhi mes të dyve është ndoshta edhe shqetësimi i vigjiljes, por Hoxhson tërhiqet nga ky debat: “Janë sulmues shumë të fortë, por me karakteristika të ndryshme. Jemi gati që të përballemi me ata. Zgjedhjet janë të Prandelit, nuk janë çështje që janë në kompetencën time”.

“Baby” Angli – Anglia është një skuadër e rinovuar pas Europianit. Ka ende shumë prtishmëri për talentet e reja: “Eshtë shumë stimuluese të stërvitësh të rinjtë. Sezoni i shkuar na propozoi emra të rinj. Tani kam më shumë opsione, por nuk duhet të bëjmë gabimin që të pretendojmë menjëherë që të bëjnë fenomenët. Botërori është një turne futbollistik më i rëndësishëm dhe eksperienca është thelbësore. Për këtë arsye besoj tek futbollistët që kanë shumë paraqitje në Kombëtare në cv-në e tyre”. Hoxhson morri pjesë në Botërorin e vitit 1994 në stolin e Zvicrës. Kanë kaluar 20 vjet nga atëherë dhe “xhaxha” Roi tani përfaqëson Anglinë: “Me vitet që kalojnë, një trajner rrezikon që të humbasë entuziazmin, energjitë dhe vitalitetin. Uroj që kam konservuar këto aftësi”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *