HTC, një nga konkurrentët aziatikë të Apple ka pezulluar një prej katër linjave të saj të prodhimit, praktikisht 1/5 e kapacitetit total. Sipas agjencisë së lajmeve REUTERS, reduktimi i prodhimit lidhet me një rënie të shitjeve, e cila e ka shqetësuar gjigantin taivanez të teknologjisë.
Sipas disa mediave, HTC po punon aktualisht me një smartwatch (orë) me kamera, duke ndjekur gjurmët e Galaxy Gear të kompanisë Samsung.