Ka një impenjim të pazakontë të të huajve në Tiranë për reformën në drejtësi.
Kryetari i Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj është takuar me James Walsh, Zëvendës Sekretar Shteti, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Narkotikët, nga Departamenti i Shtetit, SHBA.
Burime për DITA bëjnë të ditur se temë e diskutimit ka qenë rëndësia që ka reforma për vendin dhe nevoja për implementimin shpejtë të saj.
Mësohet se takimi ka zgjatur për rreth 30 minuta.
Ndërkohë, në tryezën e sotme konsultative për reformën në drejtësi, ambasadori gjerman në vendin tonë, Hellmut Hoffmann, u ka bërë edhe njëherë të qartë aktorëve politikë sesa e rëndësishme është kjo që po ndodh.
“Duhet kryer një verifikim i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve duke filluar nga maja si pjesë thelbësore e një reforme gjyqësore në Shqipëri. Ky verifikim nuk duhet të përfundojë në një farsë të pakuptimtë, thjesht si formalitet. Duhet të jetë e qartë që instrumentet disiplinorë duhet të përdoren vazhdimisht edhe pas këtij verifikimi sa herë të jetë nevoja.
Nuk lë përshtypje fare të mirë fakti që janë përdorur kaq pak instrumentet ligjore që janë ekzistuese për ta pastruar gjyqësorin. Pikëpamja e përhapur që ka shumë kundërshti ndaj reformës në sistemin gjyqësor sepse disa funksionojnë sipas avazit të vjetër që gjelat e detit nuk mund të votojnë për Krishtlindjet është jashtëzakonisht e dëmshme për reputacionin e Shqipërisë”, tha Hoffman.
Edhe ambasadori francez, Bernard Fitoussi, ishte konkret në komentet e tij. Ai tha se teksti i Kushtetutës aktuale nuk garanton një pavarësi dhe profesionalitet të shtetit të së drejtës.
Vërejtje pati edhe lidhur me zgjerimin e listës së institucioneve që mund të kenë akses në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tij kjo krijon mbingarkesë dhe si rrjedhojë mosefikasitet të këtij institucioni. / Dita /

Kujt I thua, ata qe e Kane ne dore Jane pikerisht ata per te cilen e keni fjalen zoteri.
Ti thua nga maja, Manjani I LSISIt, thote e fillojme nga poshte,me prokurore e gjykates.
Si mund te kete reforme kur koka e krimit Ilir Meta e LSI e Manjanit,pretendon se mund ta bejne ata qe ne I duam para drejtesise.
Shume,shume ekspert,analiza kosulta,me shqiptar e te huaj,me abasador e me jurist etj.Perfundimisht kete reforme do ta votoj parlamenti ,i cili edhe dota zbatoje.Ne kete reforme duhet te kete nje goditje te forte ndaj te gjith gjyqtar ,prokuror,avokat,noter e te gjithe punonjest e drejtesise,te cilet jane bere si shushunjua,qe thithin gjakun e fukarenjeve.Te verifikohen te gjitha pasurit e tyre de ne qindarken e fundit dhete sekustrohen.Megjith besimin qe kam ne kete reforme,mendoj dhe jam skeptik,se zbatimin do ta beje ky parlament,i cili nuk eshte i afte te zbatoje rregulloren e parlamentit dhe ti mbylli gojen Sali Ram Berishes,i cili na kabere diten e enjte,qe te mbyllim televizoret dhe te laREGOJME FEMIJET.Shpresa vdes e fundit.
Ne boten e parase, te antimoralit , te oligarkise , te kusarise dhe te politikes se infektuar nga te gjitha keto semundje zor se do te kete vend per drejtesi te pamvarur dhe shtet te se drejtes ?
Fillojeni me Zagar Zaganjorin e Gjykates se larte qe per te njejtat ceshtje dhe objekt gjyqesor ka dhene e ka lejuar vendime te ndryshme per ushtaraket.Fillojeni nga moszbatimi trondites i Vendimeve te Gjykates Kushtetuese per ushtaraket kur ka qene kryekar i kesaj Gjykate. Ka shume gjera qe ky birbo i ka bere me urdhra politike te sali antiushtarakut. Eshte i zhytur ne krime juridike ky jesmen i pamoral. Ketu fillojeni perndryshe bjerini legenit juridik . Tung !
Majat fillojne:
Berisha,Ilir floriri,Lulush Bashiqi.Argita&Zen Berishiqi e varge e vije pa perjashtim majtas e djathtas qe nga 1990 e deri me sot 2015.
Po te rrealizohet kjo rreforme!
Populli do ndjekin zhvillimet e kuvendit brenda hekurave te burgut 313 te rendesise te vecante.
PIKERISHT AJO QE NUK DO ILIR META DHE SALI BISHA.