Huawei prezanton gjeneratorin diellor iSitePower-M Mini

J L

Huawei ka nxjerrë në treg këtë të hënë gjeneratorin me energji diellore iSitePowr-M Mini. Ky gjenerator ka një model plug-and-play që mund të përdoret për të fuqizuar pajisje të ndryshme si soba me oriz, drone, ventilatorë elektrikë dhe aparate kafeje. Kompania beson se kjo pajisje është një aset i domosdoshëm për kampingun në natyrë.

Ky stacion energjie në natyrë, i quajtur iSitePower-M Mini, ka një pamje moderne dhe elegante. I kompletuar me një ekran me ngjyra, produkti adapton një dizajn pa ventilator dhe një guaskë alumini e cila ndihmon në shpërndarjen e nxehtësisë nga trupi i makinës.

Gjeneratori diellor ka pesë lloje të ndryshme portash karikimi, duke përfshirë rrjetin, makinën, Type-C, portën diellore dhe karikimin e përzier (karikues makine + diellore/rrjet + Type-C). Përsa i përket shpejtësisë, versioni 500 Wh mund të mbushet 3 orë më shpejt, ndërsa versioni 1000 Wh mund të mbushet 4.5 orë më shpejt.

Sipas faqes së prezantimit të produktit, ky gjenerator diellor mund të vendoset gjatë emergjencave në shtëpi, për punë në natyrë, kampingje në ajër të hapur dhe gjithashtu për të siguruar ndriçim gjatë natës. Njësia dërgohet me dy priza dalëse 220V AC dhe një ndërfaqe USB-C që mbështet karikimin e shpejtë PD3.0 60W.

Huawei ofron dy versione të gjeneratorit diellor, një 500Wh dhe një 1000Wh. Gjithçka që bën Huawei i jep përparësi mbrojtjes së mjedisit dhe neutralizimit të karbonit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *