Vazhdon presioni mbi kompaninë Huawei, ashtu si edhe mbi kompanitë amerikane që duhet të presin marrëdheniet me këtë prodhues kinez të teknologjisë. Goditja e fundit, pa shumë bujë, për Huawei erdhi nga SD Association. Ndërprerja e marrëdhënijeve të kësaj të fundit me Huawei do të thotë se kompania kineze nuk lejohet të prodhojë produkte, përfshirë celularë, me fole për karta memorie SD ose mikroSD, bën më dije Dita, duke cituar mediat ndërkombëtare.
Megjithëse Android është përpjekur ta minimozojë përhapjen e depozitimit më karta SD, metodat e tjera të ofruara nuk kanë pasë suksesin e dëshiruar. Për këtë arsye, ky zhvillim i ndikon më mënyrë domethënëse celularët e Huawei, meqë, si smart phone të parashikuar për shtresën e mesme, ata kanë një kapacitet memorieje relativisht të ulët.
SD Association, e cila zhvillon dhe autorizon përdorimin e standarteve në lidhje me depozitimin dhe produktet SD, është e fundit mes kompanive që kanë ndërmarrë hapin e ndërprerjes së marrëdhënieve me Huawei dhe, ashtu si shumica e tyre, nuk ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje. Emri i Huawei thjesht është zhdukur në mënyrë të menjëhershme nga lista e kompanivë anëtare të SD Association, çfarë flet më qartë se çdo deklaratë.
Ndoshta për t’i paraprirë kësaj, Huawei ka njoftuar zhvillimin e një tekonologjije të re që do të zëvendësojë kartën e memories. Një risi në dukje, suksesi i kësaj të fundit është akoma i paditur, ndërsa Huawei po humbet dita ditës nga tregu i telefonëve celularë dhe tabletave.
e.ll./dita

Investimi ne aksionet Huawei, me i miri sot per sot
ne gjithe boten, sidomos tani qe pesoi nje goditje
afatshkurter nga politikat po ashtu afatshkurtra
usa.