Hudea e vogël bie në kthetrat e ekstremistëve islamikë

Ornela

Fotoja e Hudeas, vajzës siriane që ngre duart e dëshpëruar përballë objektivit të aparatit fotografik, bëri xhiron e botës dhe preku miliona njerëz.

Tani ajo foto rrezikon të bëhet simbol i një tragjedie akoma më të madhe se deri më tani.

Siç zbulon Daily Mail, prej një jave Hudea 4-vjeçare ka rënë duart e ekstremistëve të Frontit Al Nusra, aleatë të Al Kaedas.

Vajza jetonte me familjen në kampin e refugjatëve të Atmehur, ku dhe është fotografuar, rreth 10 kilometra nga kufiri me Turqinë.

Por dy javë më parë familja e saj mori vendimin fatkeq dhe u transferua në afërsi të qytetit të Idlbit, i pushtuar fundjavën e shkuar nga aleatët sirianë të Al Kaedas.

Brigadat famëkeqe të Al Nusras, në duart të cilëve me shumë mundësi ndodhet edhe familja e Hudeas kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të imponojnë sheriatin në të gjithë qytetin.

Përshëndesim popullin e Idilbit dhe me vullnetin e Zotit do të gëzoni drejtësinë e sheriatit”, tha Abu Mohamad Al –Golani, lideri i Frontit Al Nusra në një regjistrim të publikuar të mërkurën.

Ky është një lajm i tmerrshëm për ata që jetojnë nën pushtetin e Frontit Al Nusra. Grupi ka një reputacion për dhunë të pamëshirshme ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat që ata imponojnë.

Idlib është një qytet në luftë, prandaj rreziku më i madh për Hudean dhe familjen e saj është që të mbeten të përfshirë në një shkëmbim zjarri mes fraksioneve të ndryshme luftarake, prej të cilave që prej 2011-ës janë vrarë 220 mijë vetë, 10 mijë prej të cilëve fëmijë.

Edhe një herë tjetër jeta e vogëlushes Hudea është në rrezik.

Sytë e saj kanë parë tashmë shumë, ashtu siç tregon edhe fotoja e shkrepur nga fotoreporteri turk, Osman Sigirli.

Hudea kishte ngatërruar objektivin e madh të aparatit fotografik me një armë dhe kështu, me këtë vështrim të trishtë, ngriti duart në shenjë dorëzimi.

Jeta në kampin e refugjatëve nuk ishte e lehtë, por të paktën rreziqet ishin nën kontroll.

Tani Hueda është sërish atje.

Në mëshirën e një bote që për të flet vetëm me dhunë / DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *