Hudhër dhe vaj ulliri, kura më e mirë për kallot në këmbë

DITA Online

 

Bashkë me verën vijnë edhe një sërë shqetësimesh, si depilimi, probleme me flokët, fytyrën apo edhe këmbët.

Vera mund të konsiderohet ndryshe si sezoni i lëkurës së qëruar dhe këmbëve të plasaritura.

Të gjithë ata që mbathin sandale e dinë se sa e bezdisshme dhe e pakëndshme është të kesh kallo në këmbë. Por, si gjithmonë, kemi një zgjidhje edhe për këtë problem.

Doktori i shkencave mjekësore, Sami Galanxhi ju sugjeron këtë kurë me hudhër, vaj ulliri dhe gjalpë për kallot në këmbë, shkruan “shëndeti”.

Në sëmundjet e lëkurës dhe në plagët kronike të qelbëzuara që shërohen me vështirësi hudhra aplikohet lokalisht si përgatesë: 20­30 gr thelpinj qull hudhre përzihen me gjalpë dhe vaj derisa të bëhet një masë homogjene si krem dhe vendoset mbi plagë 2 herë në ditë dhe mund të fashohet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *