Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë janë analizuar edhe nga portali i njohur “Huffingtonpost”. Në versionin greqisht është botuar shkrimi me titull “Ç’po ndodh me Shqipërinë dhe Zonën ekskluzive ekonomike”.
Në hyrje të shkrimit thuhet se nota e protestës e Ministrisë së Jashtme shqiptare u dorëzua në kohën që është duke u zhvilluar tenderimi për kërkimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve në detin Jon, dhe brenda kësaj vere pritet paraqitja e ofertave.
Kjo lëvizje e Shqipërisë përbën vazhdimin e një historie tjetër, atëherë kur Greqia arriti kaq afër delimitimit për herë të parë të zonës ekskluzive ekonomike me një vend fqinj, por diçka ndodhi në momentin e fundit, nënvizon “Huffingtonpost”.
Më tej shkrimi përshkruan lëvizjet e opozitës socialiste të kohës dhe anulimin e marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. “Atëherë pati dyshime serioze se ishte bërë ndërhyrje nga pala turke, duke korruptuar madje edhe gjykatësit, për të influencuar vendimin”, shkruan “Huffingtonpost”.
Sipas portalit, Turqia ishte shqetësuar nga arritja e marrëveshjes, pasi Ministrja e Jashtme greke kishte deklaruar se kjo do të përbënte precedent edhe për caktimin e shelfit kontinental me Turqinë. Pavarësisht anulimit nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, marrëveshja formalisht mbetet në fuqi. Mirëpo portali nuk jep ndonjë argument për të shpjeguar se si mund të mbetet në fuqi një marrëveshje e anuluar.
“Huffingtonpost” kujton se kur Ministria greke e Energjisë prezantoi hartën e kërkimeve, vitin e kaluar, pala shqiptare nuk shprehu asnjë reagim. Dhe shton se, edhe kur anija norvegjeze PGS kreu kërkime sizmike për llogari të Greqisë, edhe zonën e kufijve detarë, nuk janë parë asnjë lëvizje patrullash shqiptare. /illyriapress/
Nuk ka patur levizje patrullash se nuk kemi patrulla.
Kaq shume duhet per tu kuptuar?
Shqiptaret nuk merren me patrulla, ta kane thene vendimin e prere me Gjykate Kushtetuese dhe mbi te s’del askush, ndryshe do ju thone se nuk mund te perseritet me 1949.Shqiptaret kufijte dhe historine e kane te shenjte.
1-Kjo gazete eshte ne pronesi te nje greko-amerikaneje;
2-Ka patur ndikim nga shtet tjeter, por ky shtet ka qene Italia, e cila nuk preferon te kete fqinje greket;
3-Greket, ashtu si edhe serbet, qenkan thashethemexhinjte me te medhenj te rruzullit tokesor
TE SHKOJN TE SHK……..HEN GREKET E MUTIT KOMBI FLLIQUR UNE JETOVA NE MES TYRE PER 22 VJET DHE VITET GJATA NE KURBET ME BEN QE TE SAJOJ NJE SI TIP BARCOLETE A SHPREHJE DHE KUR MBLIDHESHIM NE KAFE DHE QANIM HALLET ME NJERI TJETRIN UNE U THOJA SHOKVE SE: “SA CKA KAL JESHIL AQ KA EDHE GREK TE BESES DHE TE MIRE”.