HuffPost: Shqiptarët duhet të alarmohen për muxhahedinët

redaktor
MUXHAHEDINET IRANIANE NE SHQIPERI - 16 muxhahedinet e ardhur ne Shqiperi, te cilet jane sistemuar ne Qendren Kombetare te pritjes se Azilkerkuesve ne Shqiperi. Refugjatet jane anetare te organizates MEK, opozitare te Qeverise ne Irak, e cila ka qene ne listen e organizatatve terroriste deri kater vjet me pare.

Mbërritja e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri mund të mos ketë shkaktuar kaq shumë zhurmë sa ishte menduar, por një shkrim i publikuar nga Huffington Post ngre alarmin.

Autor i shkrimit është Massoud Kohdabandeh, një këshilltar për strategjitë e Lindjes së Mesme.

“Përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar dhe forcuar institucionet politike, të sigurisë, të drejtësisë dhe ato civile pas vitesh të tëra diktaturë, mund të minohen në mënyrë drastike nëse vendi injoron ose nënvlerëson rrezikun që vjen nga mbërritja e muxhahedinëve nga Iraku”, shkruan autori.

Sipas tij, në vitin 2013, Sali Berisha pranoi të marrë vetëm 200 muxhahedinë për arsye humanitare.

Por procesi vazhdoi dhe në vitin 2016.

Shqipëria do të marrë edhe 3 mijë muxhahedinë pasi Rumania refuzoi që t’i marrë ata.

Në fakt, sipas autorit asnjë vend nuk pranon t’i marrë ata dhe vetë Iraku mezi pret që t’i heqë qafe.

Sipas autorit, fakti se në Shqipëri nuk ka shumë vëmendje ndaj këtij problemi vjen edhe për shkak se ata po vijnë me grupe të vogla.

“Në Shqipëri, ata kanë krijuar de facto një enklavë, që është jashtë ligjit, njësoj siç bënin në Irak”.

Por çfarë rrezikon Shqipëria?

Autori thotë se muxhahedinët janë një potencial për krim në një vend të njohur për korrupsionin e përhapur dhe krimin e organizuar.

Por jo vetëm kaq, ata mund të ngrenë lehtësisht një kamp stërvitor për terroristët.

“Komandantët terroristë nga çdo grup mercenar mund t’i shmangen radarit dhe të përfundojnë në Shqipëri, ku do marrin trajnim dhe mbështetje logjistike”.

Në fakt muxhahedinët deri para pak kohësh njiheshin si grup terrorist nga Perëndimi.

Por pasi CIA dhe SHBA nisën t’i përdorin për të luftuar regjimin në Iran, u bënë miq që SHBA.

Tashmë vetë SHBA ka arritur një marrëveshje me Iranin dhe këtu nis problemi.

“Muxhahedinët do nisin të kërkojnë miq dhe mbështetës të tjerë,” shkruan autori.

“Grupi e ka pozicionuar veten përkrah Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë dhe ka ofruar ndihmë ndaj sauditëve për të luftuar shiat në Jemen. Ata kanë mbi 40 vite eksperiencë në aktivitete terroriste. Rreziku real është se ata jo vetëm do riarmatosen në Shqipëri, por mund të ftojnë edhe grupe të tjera për stërvitje”.

“Është e pamundur të injorosh faktin që muxhahedinët janë të radikalizuar në thelbin e tyre. Ata nuk janë refugjatë të thjeshtë. Shumë prej tyre janë trajnuar nga Sadam Hysein për akte terroriste. Fakti që veprojnë si kult i bën edhe më të rrezikshëm. Kjo do thotë se ndjekësit janë të bindur ndaj urdhrave të liderit”.

“Ka që tani shembuj të njerëzve të trafikuar prej muxhahedinëve nga Shqipëria në Europën Perëndimore dhe paratë janë përdorur për të financuar pastrim parash në Gjermani”.

Këshilla e tij për autoritetet shqiptare është që të mos lejojnë ngritjen e një baze terroristësh dhe të bëjnë sa të jetë e mundur që të mos i trajtojnë si pjesë e një grupi, por si individë.

Siç thotë një zyrtar i Kryqit të Kuq: “Si individë, 3 mijë nuk janë asgjë. Por si grup, askush nuk mund të merret me ta”.

Lidhur me këtë temë në DITA u botua intervista e një iraniani i cili thoshte se Shqipëria duhet të bëj kujdes nga muxhahedinët. Intervistën e lexoni KETU

Share This Article
16 Comments
  • Le t’ja dergojne ne Surrel Edi Rames dhe Lindes se tij si nje DHURATE e John Kerry-it per ndihmen modeste albaneze qe i ka dhene sekretarit te shtetit per te perparuar ne karrieren e tij, sepse autoriteti i tij ne Lindjen e Mesme i ka rene poshte ushkurit te brekeve dhe si ideatori kryesor i Krizes se Refugjateve nga Siria dhe Afrika ne Evrope eshte bere si REZILI i politikes amerikane bashke me gjyshen meshiruese Merkel qe po vertitet si mize pa koke dhe nuk po din se cfare te beje me BAMIRESINE e saj dallkauke.

    • Po Shwiperia nuk ka as nedia te pavarur dhe as Analiste te pavarur

      Shumica e analisteve shqiptare jane kaure edhe keta kauret jane te gjithe te pa bese
      Keta jane nherez ia Atdhe , keta Atdhe kane vetem perkrahjen oer njeri tjetrin
      Keshtu qe keta nuk dalin kurre kunder Rames , te bej cte doje Rama

      Ndersa kjo pjesa tjeter e analisteve shqiotare dhe e medias jane njerez pa personaliet dhe genjehen me 5 leke

      Po ashtu nuk ka dhe opozite , se opozita shikon te vij ne pushtet jo duke mbrojt interesat e Shqiperise , por duke mbrojt interesat e saj a

      Ndaj dhe askush nuk flet orr jeta mijera terroriste qe po i fut ne Shqiperi ky bastarfi i qelbur qe ka mberthyer kreun e PS

  • Këta perëndimorët na nënvlerësojnë ose na mbivlerësojnë kot nasi koti.
    E para, këta Muxhahajdinët me të parë Shqipërinë do përpiqen të ikin nga sytë këmbët. Ne jemi vetë Muxhajadinë po të një soji tjetër, nga ai që të rrjep për lekë dhe të cilit nuk mund t’i zihet besë nga të huajt.
    E dyta, Shqipëria është shumë e vogël dhe çdo aktivitet bie menjëherë në sy. S’ka shanse që këtu të krijosh organizata terrorriste pa aprovimin e shtetit. Këtu të gjithë e njohin njëri-tjetrin.
    E treta, Shqipëria është vendi më pro-Amerikan dhe më pro-Europian në univers. Në shenjën më të parë të veprimtarive ekstremiste, këta o do t’i zhdukin o do t’i degëdisin gjetiu.
    E katërta, këta janë të lodhur tashmë e u ka ikur mosha e aventurave. Një pjesë e tyre do të integrohen në shoqëri e do të vazhdojnë jetën. Shqipëria të korrupton, të bën dembel.

  • po le te vijne,ne kosh plerash u beme,se mos sjedhim ndonje firme europjane ne se na ben dem puna,sjedhim vetem plera qe te qelbemi me shume,mbas disa vjetesh keta do behen nenshtetas shqiptare duke e shtuar numrin e myslimanizmit ne shqiperi,por kete here me fanatik te denje per te vdekur per allahun,dhe me kete program europa do te na adersoj ne familjen e saj,ilir meta eshte dakort me keta muhaxhedine se e di shume mire qe europa nuk do te na pranoj kurre ne zemren e saj,keshtu qe partia e tij LEVIZJA E SOCIALIZMIT PER INTEGRIM DO VAZHDOJE TE JETOJ ME VITE TE TERA,duke mos u antersuar kurre,dhe kjo eshte dicka normale per LSI,ndryshe po te antersohemi ilir meta me partine e tij bythe,do shkaterrohesh,se nuk do kishte me INTERGIM,PRANDAJ MBLEDHIM SA ME SHUME PLERA QE KURRE MOS TE ANTERSOHEMI ATJE KU KEMI KERKUAR QE MBAS 1991,komunizmit me sa duket po i vjen vlera me keto qe po jetojme,turp,te tjeret nuk i duan kurse ne ajdeni shpejt se ju mbajme ne,amerika vet nuk sjedh ndonje firme tek ne,por vetem plera,vet amerika pse nuk i mban mqs kan bashpunuar me keta plera????apo nuk i ka besim.

  • Mbase nuk kemi problem me Xhihadistet, ose prej tyre. Por, po sikur te kemi? Jemi dot te afte te mbrohemi nga nje ” rremuje “? Nuk mjafton pastaj rrezimi i nje qeverie, fare! Sepse OK te Kerry ka dhene gjithe politika jone per Xhihadistet! Pastaj duhet futur huri ne bythe komplet politikes. Sepse kur dha OK te Kerry nuk pati parasysh nje fakt. Se ketu kemi plot islamike te devotshem qe mund te sherbejne si spond bilardoje i mire per anti-Muxhahedinet nga larg.

  • Keta duhet TE largohen URGJENTE nga SHQIPERIA.
    Le te shkojne e te strehoen TE nena qe i polli.
    Ne Ameriqi

  • Prisni se ska mbaruar lista, keta jane nga Iraku kunder Iranit, po ata te Sirise ku do vene ?Ketu ne Albanistanin Pellazg, vend Islamikesh 70%.Identitet pushtuesish.

  • Keta te huffpost njihen boterisht qe jane EKSTRA TE DJATHTE!
    Nuk e di se kush i ka te drejtat e”hoffpost” ne shqiperi,por kur te vi…te ini 1000 % te sigurd se do jene “faqe” te djathta qe do perfitojne te drejten e logos.

    Te fala hitlerit…thuajuni stafit dtejtus te “huffpost”…apo skane nevoje sepse e kane tatuash ne lekure!

  • Tani Rama do te dale ne Konference per shtyp e tu thote edhe ketyre te huajve fjaline e famshme ” nuk keni pare gje akoma”. Ne kemi qeveri qe drejtohet nga barcaletat e shefit te madh.

  • Problemi eshte se cdo dite ,edhe pa asnje terroristes radikal islamist shqiptar ketu,shtypi boteror po na présenton si vendi me reziqe ma te nalta n’evrope per terrorizm! Edhe kur keta do vine ,harroni turizmin ne shqiperi se po keta qe na i dergojne do te kryen ne shqiperi nje attentat per te vertetuar se jemi nje vend ‘armik’ …Nje menyre per t’i lah Duarte nga kaosin qe vete po krijojne!

  • Thone qe “miqte” kane caktuar qe drejtor te ketij kampi te vendosin ish agjentin e tyre tashme deputetin qe kerkon te lere mandatin per kete post Sali Berishen!Pas kesaj gjithçka do rregullhet e sistemohet.Ky ne krye te tyre mund te rrezoje ç’do qeveri ne Ballkan e me gjere.Stazhi i tij e nofka”burre shteti” mund ti sherbeje per liri ne çdo veprim terorist ne Ballkan nen hijen e “miqeve”.Uroj qe te filloje pune sa me shpejt ky perbindesh qe mendon ç’do dite e nate vetem per viktima e gjak!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *