Huliganët maqedonas dhunojnë dy të rinj shqiptarë në Shkup

anazapta

Dy të rinj shqiptarë janë rrahur mbrëmë brutalisht nga huliganë maqedonas në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Ky incident ka ndodhur pikërisht në vendin ku disa javë më parë ndodhën protesta të dhunshme dhe tensione, pas vrasjes së një të riu maqedonas, ku i dyshuar është një bashkëmoshatar shqiptar.

Dy të rinjtë janë ndaluar nga huliganë maqedonas mbi ta është ushtruar dhunë brutale. Incidenti menjëherë është paraqitur në organet e rendit, ndërsa dy djemtë e sulmuar janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Shkupit.

“Është e tmerrshme nuk mund të flas, djalin tim e kanë rrahur brutalisht. Ishte edhe i gjakosur pas goditjeve të shumta që ka marrë edhe me gurë, përpos bokseve, ai është rrahur së bashku me një shok të tijin. Një grup maqedonasish që i kanë rrahur kanë brohoritur vazhdimisht ‘Ubijte gi ovie siptari m…’ (Mbytni këta shqiptarë n…)”, ka deklaruar për portalin Almakos, Fatmir.M, babai i njërit prej viktimave të rrahura. (INA)

Share This Article
1 Comment
  • O Kreshnik Spahiu ti qe ben potesta per cdo kauze te Berishes pse nuk e e ngre zerin per keto ngjarjet e Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *