Huliganët maqedonas rrahin të riun shqiptar në Shkup

anazapta

Një i ri shqiptar është dhunuar nga një grup maqedonasish mesnatën e ditës së djeshme në Shkup. 18-vjeçari ka qenë duke ecur  me dy shokët e tij në lagjen Lisiçe, kur është ndaluar nga një grup huliganësh maqedonas, të cilët më pas e kanë sulmuar brutalisht.

18-vjeçari ka mbetur i vetëm, pasi  dy shokët e tij kanë arritur të largohen.

“Ata janë afruar dhe e kanë pyetur se çfarë nacionaliteti është. Pasi i ka bërë me dije se është shqiptar menjëherë është sulmuar me sende të forta duke pësuar goditje të rënda dhe tronditje në tru”, kanë theksuar familjarë të viktimës.

Ai më pas është gjetur nga një kalimtar i rastit që e ka dërguar në Qendrën Klinike, ku është konstatuar thyerja e nofullës së poshtme, kockës ballore, dëmtimi i unazave të qafës dhe kockës kurrizore.  MPB akoma nuk është deklaruar lidhur me incidentin. Familjarët presin që të kapen autorët dhe të ndërhyjë politika për të kërkuar siguri për të rinjtë shqiptarë nëpër kryeqytet. (INA)

 

Share This Article
1 Comment
  • mjere ne c politikane kemi politikanet tane jane te gjithe hajdute dhe tradhetare ne kombin tone politika ja ka futur thiken prapa shpine c ben karieristi ali ahmeti e shikon ti luftetar si ta kane bere ti nuk je gje tjeter po vetem sharlatan ishin tre djem e lane vetem djalin ,pse e lane vetem qe ta bejne ne kete fare feje ,,ja kush jemi ne ,,sesa e duam njeri tjetrin ,,mire na i bejne ne i mbajme dhe behemi cope per keta njeres te degjeneruar ata pasurohen ata ngrehin vila dhe ne behemi qener me njeri tjtrin kur ne skemi breke ne b,,,the e keta bejne jete pashallaresh ,,sepse andej e kane mendjen antishqiptaret nga pashai anadollit ,,nuk e kane mendjen tek europa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *