Huligani serb Bogdanov dorëzohet: Hyra në fushë për të larguar dronin

Dita

Ivan Bogdanov është vetëdorëzuar në polici pas shpalljes në kërkim nga ana e policisë serbe. Huligani i njohur serb, i cili u fut në fushë gjatë ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014, tregon arsyen pse hyri në fushën e lojës.

Më pas, i riu është lëshuar nga policia pas një seance dëgjimore, edhe pse rrezikon 5 vjet burg nëse gjykohet për dhunë në manifestime sportive.

E përditshmja serbe ‘Kurir”, ka cituar fjalët e “Ivanit të tmerrshëm” gjatë marrjes në pyetje në polici: “Jam futur në fushë vetëm për një arsye. Doja të largoja dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe, – ka rrëfyer ai. – Kur e pashë më ngriti nervat dhe vendosa ta bëj sepse askush në ato momente nuk po lëvizte nga vendi”.

Pas shpalljes në kërkim, Bogdanov ka qëndruar i fshehur për rreth 4 muaj. Ai ishte bërë i njohur edhe më parë, kur në stadiumin “Marasi” të Gjenovës, kishte djegur flamurin shqiptar, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes Itali-Serbi.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *