Human Rights Watch: Liria e medias në Ballkan rrezikohet

anazapta

Gazetarët në Ballkanin Perëndimor janë të detyruar të punojnë në një mjedis armiqësor, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në aftësinë e tyre për të zhvilluar një gazetari kritike dhe të pavarur, pjesë thelbësore kjo e një shoqërie demokratike, shkruan Human Rights Watch në një raport të publikuar sot.

Autoritetet në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të krijuar një mjedis të sigurt për veprimtarinë e mediave dhe t’i japin fund mosdënimit të krimeve kundër gazetarëve, theksohet në raport.

Raporti prej 69­faqesh “Një Profesion i Vështirë: Liria e Medias Nën Sulm”, dokumenton sulme fizike dhe kërcënime, duke përfshirë edhe kërcënime për vdekje, ndëshkime në formën e paditjeve në gjykatë dhe fushata përgojuese kundër gazetarëve në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi.

Raporti bazohet në intervista me 86 gazetarë, të cilët raportojnë mbi çështje delikate si krimet e luftës dhe korrupsioni, nga të katër vendet e Ballkanit Perëndimor. Human Rights Watch dokumentoi edhe disa raste sulmesh nëpërmjet Internetit kundër mediave online që kanë mbajtur pozicione kritike ndaj qeverive.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *