Humanistja Ruth Pfau përcillet me nderimet më të larta shtetërore

Gazeta Dita

Pakistani përcolli me nderimet më të larta shtetërore mjeken dhe murgeshën gjermane, që të gjithë jetën e saj ia përkushtoi luftës kundër sëmundjes së lebrës.

Ruth Pfau, shtetesja gjermano-pakistaneze, dha frymën e fundit pas sëmundjes së zgjatur më 10 gusht 2017 në një spital privat në Karaçi. Ajo ishte 87 vjeç.

Humanistja që jetonte në Pakistan prej më shumë se 50 vitesh, krijoi 150 klinika lebre në të gjithë vendin, ku u trajtuan dhjetëra mijëra pacientë.

Përpjekjet e saj bënë që në vitin 1996 autoritetet shëndetësore të vendit të deklaronin se sëmundja ishte vënë nën kontroll.

Një anëtar i stafit në qendrën kombëtare të leprozës së Dr Pfau, Yasmeen Morris, tha se vdekja e saj ishte “një humbje e madhe për njerëzimin”.

Ajo tha: “Është shumë e vështirë për të gjetur një person si ajo në epokën e sotme.

“Sot, të gjithë mendojnë për veten, por ajo kurrë nuk ka menduar për veten. Ajo bënte një jetë shumë të thjeshtë dhe e donte njerëzimin”.

Pas funeralit shtetëror në Katedralen e Shën Patrikut, trupi i pajetë u preh në varrezat Gora Qabristan të Karakaçit.

Kryeministri Shahid Khaqan Abbasi tha se Dr Pfau “mund të ketë lindur në Gjermani, por zemra e saj ishte gjithmonë në Pakistan”.

“Dr Ruth erdhi në Pakistan në agim të një kombi të ri, duke kërkuar që të ofronte një jetë më të mirë për ata që vuanin nga sëmundja dhe duke bërë kështu, u gjetën një shtëpi”, tha ai.

Dr Pfau për herë të parë me sëmundjen e lebrozës në Pakistan u njoh në vitin 1960, kohë kur  punonte si misionare mjekësore.

Ajo mori nderime të shumta për punën e saj, duke përfshirë Hilal-e-Imtiaz, Hilal-e-Pakistan dhe medaljen gjermane Staufer.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *