Një nga reporterët më të dekoruar e më të dashur të Reuters ka ndërruar jetë. Yannis Behrakis, fitues i çmimit Pulitzer humbi fatkeqësisht betejën e gjatë me kancerin në moshën 58 vjeç. Historia e karrierës së tij është frymëzuese, si një nga njerëzit që i tregoi botës të vërtetën, pa transformuar dhe pa abuzuar.
Pasi u fut në rrugëtimin e gazetarisë 30 vite më parë, Behrakis mbuloi përmes fotosh, aty ku s’kishte nevojë për fjalë, shumë nga ngjarjet më të trazuara anembanë botës, duke përfshirë konfliktet në Afganistanin e largët dhe Çeçeni, tërmetin e frikshëm në Kashmir dhe kryengritjet egjiptiane në vitin 2011. Gjatë karrierës së tij fitoi respektin dhe vlerësimin e kolegëve por edhe të rivalëve dhe kjo falë aftësisë, guximit dhe trimërisë.
Kolegët që kanë punuar me të në terren thonë se Reuters ka humbur një gazetar të talentuar dhe të përkushtuar. Gjithçka ku mbështetej Behrakis në jetën e tij profesionale ishte vendosmëria për ti treguar botës se çfarë po ndodhte në zonat e konflikteve dhe në vendet në krizë, si dhe çështje të emigracionit.
Ai e kuptoi fuqinë që ka një imazh e që do merrte vëmendjen e njerëzve e sigurisht që më pas do të kishte një ndikim në sjelljen e tyre. Gjatë një diskutimi ku po flitej për fotot që fituan çmimin Pulitzer, Behrakis i cili ndodhej në panel tha: Misioni im është t’ju tregojë historinë ashtu siç është, më pas e vendosni vetë se çfarë të bëni. Misioni im është të sigurohem që askush të mos thotë; Nuk e dija!/ tiranapost

l.h/ dita
