Humb betejën me koronavirusin 74-vjeçari nga Kruja, prej 1 jave në terapi intensive

Leda Hysa

Një 74-vjeçar nga Kruja ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në spitalin infektiv në Tiranë, duke u bërë viktima e 6 nga ky rreth që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.

74-vjeçari prej 10 ditësh ishte diagnostifikuar me koronavirus, ndërsa prej një jave ishte futur në terapi intensive.

Mësohet se i moshuari vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërsa ishte baba i dy fëmijëve të martuar.

Gjatë kësaj periudhe, dy ditë më parë, edhe bashkëshortja e tij kreu testet për koronavirusin, por fatmirësisht rezultoi negative.

Me vdekjen e 74-vjeçarit numri i përgjithshëm i personave që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit në vendin tonë ka shkuar në 129.

Sakaq në 24 orët e fundit në Krujë i janë kryer tamponët 30 personave përgjigjet e të cilëve pritet të dalin sot.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *